E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Brazil, pritet heqja e vizave me Shqipërinë

BRAZIL- Në ditën e parë të vizitës së tij në Brazil, ministri i Jashtëm Haxhinasto u prit në një takim nga Zv. Presidenti i Republikës Federative të Brazilit, Michel Temer Lulia.

Dy zyrtarë diskuatuan për zhvillimet në Ballkan, ku Haxhinasto theksoi se e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke u ndaluar te Kosova, Haxhinasto i kërkoi Brazilit të rikonsiderojë shqyrtimin e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, duke theksuar se pavarësia e saj ka forcuar stabilitetin e sigurinë në rajon.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve duhet të forcohen dhe zhvillohen.

Axhenda ka vijuar më tej me takimin me senatorin Fernando Collor, ish President i Republikës Federative të Brazilit. Ministri Haxhinasto vijon vizitën në Brazil ku sot pritet të nënshkruajë marrëveshjen për heqjen e vizave me homologun brazialian Antonio Patriota.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›