E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e agjentit të SHISH, Isa Çopa

DURRËS- Një grup ekspertësh, më të mirët e kriminalistikës si dhe mjekësisë ligjore të Tiranës, nën drejtimin e drejtorit të Krimeve të Rënda Tonin Vocaj, kanë qenë dje në Prokurorinë e Durrësit, për të bërë shqyrtimin dhe analizimin e situatës, në një takim me dyer të mbyllura që ka zgjatur mbi tre orë, në lidhje me vdekjen e mistershme të punonjësit të SHISH në Durrës, Isa Çopa.

Burime nga Prokuroria e Durrësit sqarojnë se në takim ekspertët mjeko ligjorë kanë thënë se viktima ishte i dëmtuar në pjesën e kokës, dëmtim ky që nuk ka ardhur nga e shtëna me armë zjarri, por dyshohet nga mjete të forta, ndërkohë që rezulton se gëzhoja e gjetur në makinën e viktimës i përket armës së zjarrit, e llojit pistoletë Makarov, që rezulton të jetë arma e tij e shërbimit.

Të shumta mbeten pikëpytjet e ngritura nga grupi hetimor, të cilët vijojnë ti qëndrojnë dy pistave të bëra publike, atë të vetëvrasjes, apo të një vrasjeje të mirëorganizuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›