E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Tirana bosi i “Ndragetas”

Në masa të larta sigurie nga burgu 313 drejt Rinasit, një nga krerët e “Ndragetas”, u nis drejt shtetit fqinj për t’u gjykuar nga drejtësia italiane.

Simonnelli u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht në qytetin e Vlorës në kuadër të një operacioni ndërkombëtar që përfshin Shtetet e Bashkuara, Kolumbinë, Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

Prokuroria e Bolonjës në hetimet e saj, ka arritur në konkluzionin e se 32-vjeçari italian ka trafikuar një sasi prej 1600 kilogramësh kokainë nga Afrika e Jugut drejt vendit të tij.

Sipas hetimeve të bëra nga DEA amerikane dhe prokuroria e Bolonjës në Itali, Simonelli ka luajtur rolin kyç të ndërlidhjes dhe gjetjes së rrugëve të bashkëpunimit mes bosëve të kartelit në Kolumbi dhe bosëve të tij italianë, që drejtojnë organizatën “Ndrageta”.

Grupi prej 16 personash u zbulua nga policia italiane vitin e kaluar, pasi do të trafikonin në Itali një ngarkesë prej 1500 kilogramësh kokainë nga Kolumbia. Policia kishte arritur të infiltronte agjentët e saj, që zbuluan se ngarkesa do të transportohej me një avion privat nga Ekuadori në Spanjë e më pas në Itali.

“Më 4 gusht, departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë italiane, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Vlorës, organizuan operacionin “Due torri conection”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Guiseppe Simonelli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tropea, Itali”, thuhej në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-27 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›