Bie interesi i shqiptarëve për integrimin

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, vihet re që përqindja e shqiptarëve pro integrimit ka rënë.
“Gjetja më e rëndësishme e këtij anketimi është se vetëm 80.7 për qind e shqiptarëve e mbështesin integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, ndërkohë që 10.5 për qind janë kundër. Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve, 8.8%, thonë se nuk e dinë, një sinjal ky i pavendosmërisë së tyre. Kjo përfaqëson një rënie te theksuar në krahasim me shifrat e mbështetjes shumë më pozitive të vitit të kaluar që qëndronin në 93.4% dhe përafrohet me shifrat e vitit 2009 (88.7%).
Numri i atyre që janë kundër anëtarësimit në BE dhe i atyre që ende nuk janë të vendosur është rritur”, thuhet në raport. Sipas të njëjtin Raport, vitin e shkuar vetëm 3.6% e të anketuarve u përgjigjën me “jo”, ndërkohë që këtë vit, kjo shifër shkoi në 10.5%.
Një tjetër fakt është se numri i shqiptarëve që e konsiderojnë integrimin si ‘shumë të rëndësishëm’, ka rënë krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, vitin e kaluar 72.6% e të intervistuarve e konsideronin integrimin shumë të rëndësishëm, këtë vit vetëm 16.5% e tyre e konsiderojnë atë shumë të rëndësishëm, me pjesën më të madhe të të intervistuarve, 63.3% që thonë se integrimi është i rëndësishëm por jo një prioritet kryesor.
Gjithashtu, shqiptarët nuk e shohim integrimin si arsye për përfitim ekonomik të vendit, por pjesa më e madhe (40%), thonë se integrimi do të forconte demokracinë në vendin tonë. /Start/
2011-10-27 15:58