Fier, zjarri i fuqishëm përfshin 8 ha shkurre dhe ullinj
FIER- Një zjarr i fuqishëm, i cili vijon prej orës 14:00 në qafën e Koshovicës ka përfshirë një sasi të madhe shkurresh dhe ullinj.
Mësohet se rreth 8 ha shkurre dhe ullinj janë përfshirë nga flakët, ndërkohë terreni shumë i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Kanë qenë banorët e zonës përreth të cilët kanë ndërhyrë të parët ndërkohë po vijojnë ende punën për izolimin e flakëve.
Policia bën me dije se nuk dihet shkaku u zjarrit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.
(e.m/BalkanWeb)