Abuzimi seksual me minorenet denoncimet alarmojne policine

Ne Korce arrestohen dy te rinj akuzohen se kane kryer marredhenie seksuale me dhune me dy vajza te vogla. Rriten ankesat dhe kallezime neper komisariate
Abuzimi seksual me vajzat e mitura ka vene ne alarm jo vetem prinderit e viktimave por edhe uniformat blu. Cdo dite neper komisariate vershojne denoncime dhe ankesa per vajza te vogla qe jane pre e te rinjve apo edhe e minoreneve ne kerkim te seksit. Nje zyrtar i Policise se Shtetit thote per gazeten se gjenden perballe nje situate te re ku nuk ka maniake apo dhunues te mirefillte seksi por te rinj qe kerkojne te realizojne seks ne te gjitha format me vajza te mitura. Keto te fundit kryesisht nen presionin e prinderve te tyre me pas u drejtohen dyerve te komisariateve. Gjithsesi sipas te njejtave burime ka shume paqartesi ne keto kallezime dhe denoncime per shkak se mungojne provat e mirefillta te nje dhunimi seksual.
Por behet edhe me e veshtire situata ndersa per autore jane minorene apo te rinj qe nuk kane kulturen me te vogel per ligjet ne fuqi te cilat tregojne se jo vetem seksi me dhune por edhe seksi me minorene eshte i ndaluar dhe perben veper penale. Rasti me i fundit ku autore jane dy te rinj dhe per viktima dy te mitura ka ndodhur ne qytetin e Korces. Informacionet nga policia lokale tregojne se dy te rinj jane arrestuar ne qytetin e Korces nen akuzen per marredhenie seksuale me te mitura. Policia e qytetit juglindor ben te ditur se emrat e te arrestuarve jane Mariglen Lamova 25 vjec dhe Marjul Lamova 20 vjec te dy kusherinj. Sipas policise dy te rinjte ishin lidhur me dy vajza 13-vjecare kishin kryer marredhenie seksuale me to me deshiren e te miturave. Dy vajzat me iniciale M. K. dhe E. M. te dyja kusherira ishin larguar dite me pare nga shtepite dhe kane qene familjet e tyre te cilat denoncuan zhdukjen pa gjurme. Pas disa hetimeve ato jane zbuluar se strehoheshin nga te dashurit e tyre te cilet tashme do te perballen me akuzen e marredhenieve seksuale me te mitura. Ngjarje te tilla jane te cdoditshme por ato kane kaluar pa probleme me ligjin nese prinderit e minoreneve nuk u jane drejtuar dyerve te policise. Por duket se kohet e fundit situata ka ndryshuar. Te corientuar nga kerkesat e parakohshme te femijeve te vegjel kujdestaret e tyre - prinderit kane gjetur nje zgjidhje me te thjeshte. Mjafton te kryesh nje denoncim per moshen e vogel te femijes dhe i dashuri burri apo thjesht kureshtari per seks perfundojne ne qelite e paraburgimit. Specialistet e policise ne sektorin te krimeve kunder personit mendojne se nese vazhdohet me kete ritem denoncimesh komisariatet e policise shume shpejt do te jene te mbushura me meshkuj qe kryejne marredhenie seksuale me deshire por me personin nen moshen 18 vjec. Dhe sic eshte konkluduar nga studime te shumta fondacionesh e shoqatash ne vendin tone seksi me minorenet eshte fenomen dhe jo rast. Te perfshire ne kete fenomen nuk jane vetem te rinjte apo vete minorenet meshkuj por edhe persona ne moshe madhore. Edhe pse faktet jane te dukshme publike policia nuk duket se ka treguar interes ndaj kesaj kategorie ligjshkelesish. Zyrtarisht thuhet se policia nuk mund te nderhyje nese nuk ka ndonje denoncim per personin konkret kaos ky qe ende eshte i paqarte eshte si pasoje e ligjeve jo shume te qarta apo mungesa e kultures se zbatuesve te ligjit perballe ketij fenomeni. Nese do ti referohemi ashpersise se ligjit apo ashpersise se strukturave zbatuese te tij ne vendet e tjera ndaj pedofilise e ta krahasojme me situaten ketu eshte per te ardhur keq. Vete situata e krijuar eshte tregues i indiferences mashkullore ndaj ligjit qe mbron minorenet nga njera ane e nga ana tjeter kemi te bejme me neglizhence absolute te jo vetem strukturave antikrim.