GJA kreu i qeverise Pranojme cdo amendim te PS-se
Do te pranojme cdo amendim te Partise Socialiste per Gjykaten Administrative. Duke shprehur gatishmerine per bashkepunim Kryeministri Sali Berisha ka ftuar edhe nje here opoziten te votoje kete ligj te rendesishem per biznes. Berisha ka vleresuar mbeshtetjen e SHBA-se ne kete drejtim duke theksuar se Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar ka zbatuar ne kete vend me qindra e mijera projekte me nje total mbi 700 milione dollare qe te gjitha taksa te qytetareve amerikane dhurate per qytetaret shqiptare por te gjitha te bazuara ne nje vendim te qeverise amerikane dhe ne nje ligj te Kongresit Amerikan. Por sipas Berishes Rama e refuzoi nje tjeter mbeshtetje. Zoti Edi Rama me nje akt qe do ta quaja jashtezakonisht te papranueshem refuzoi te votonte kerkesen insistuese miqesore te nje ligji per te cilin eshte punuar me ekspertet me te mire amerikane dhe evropiane dy vjet rresht. Zoti Rama e theksova dje dhe e theksoj serish gabon ne menyre fatale kur mendon se mund te mashtroje shqiptaret dhe se cdo simite qe nxjerr shqiptaret do ta pranojne - tha ai. Kryeministri deklaroi me tej se eshte absurde te mendosh se SHBA do te investonte per te ngritur nje gjykate ne varesi te ekzekutivit. Te mendosh se SHBA-te do te investonin parate e taksapaguesve te tyre per te ngritur ketu nje sistem te varur nga Kryeministri ky eshte nje mendim jashtezakonisht naiv per te mos thene primitiv. Ate projekt SHBA-te po e ndertonin ketu per te luftuar korrupsionin - u shpreh numri nje i qeverise. Berisha kujtoi se 4 vite me pare eshte rene dakord me qeverine amerikane qe projektet kryesore te Pragut te Mijevjecarit te adresohen ne luften kunder korrupsionit. Por sipas tij Rama e mori kete vendim ne respekt te eterve te tij. Kete vendim e mbajti absolutisht ne besnikeri te verber te eterve te tij sepse te kthehet nje vendim ndihme bujare per qytetaret shqiptare te taksapaguesve amerikane i votuar nga qeveria e Kongresi Amerikan me pretendimin se po i dorezon drejtesine Sali Berishes vetem eterit e tij shpirterore mund te perdorin brockulla te tilla per tu justifikuar - deklaroi Kryeministri duke shtuar se nje tjeter arsye eshte edhe fakti se ne kete menyre do te kishte te pamundur te merrte 20.