E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave Haxhinasto Programe per trajnimin e te rinjve

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka zhvilluar dje nje takim informues me nje grup studentesh per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave. Gjate takimit ministri Haxhinasto e cilesoi si mjaft te rendesishem vendimin e PE-se per liberalizimin e vizave. Tashme brenda nje periudhe te shkurter shqiptaret do te kene mundesi te levizin lirshem dhe nga perfituesit me te medhenj jeni edhe ju studentet - theksoi ministri Haxhinasto duke shtuar se ata do te jene korrieret te cilet do tu shpjegojne bashkemoshatareve te tyre edhe rregullat qe duhet te ndiqen pas liberalizimit te vizave. Ministri i Jashtem informoi studentet se procesi i liberalizimit te vizave do te shoqerohet edhe me programe te vecanta studimi dhe trajnimi afatshkurter per te rinjte te cilet do te perfitojne nga projekte te ndryshme qe po negociohen me vendet anetare te BE-se si projekti i Levizjes Rinore. Kemi arritur nje standard shume te larte evropian ate te heqjes se vizave por duhet te sillemi si evropiane duke respektuar edhe disa nga rregullat - theksoi me tej Haxhinasto duke shtuar se studenteve do tu jepen edhe fletepalosje per rregullat qe ata duhet te respektojne per te levizur ne hapesirat Shengen. Ne fund Haxhinasto iu pergjigj interesit te studenteve lidhur me aspekte te vecanta te procesit te liberalizimit te vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›