E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gati ligji anti-spekulim

Fatjona Mejdini
Berisha ka vendosur te veproje me dore te hekurt ndaj te gjithe spekulanteve me cmimin e bukes dhe produkteve te tjera ushqimore, qe, keto ditet e fundit, njohen rritje te forta. Nderkohe qe, ai nuk ka munguar te kercenoje dhe organet e kontrollit, te cilat nuk kane parandier nje rritjet tille, per te marre me pas masat e duhura qe te parandalohej rritja galoponte e cmimeve te mallrave te shportes. Keshtu, Kryeministri Berisha ka fajesuar ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, Autoritetin e Konkurrences dhe agjencite e tjera te kontrollit per paefektshmeri ne punen e tyre kunder monopoleve. Duke u perballur me kerkesat e deputeteve te PD-se, ne lidhje me arsyet se pse rritja e cmimeve nuk ishte parashikuar, kreu i ekzekutivit ka pranuar pergjegjesine e ketyre institucioneve dhe agjencive per mos frenimin e pasojave negative.
Tonet e larta qe Kryeministri Berisha ka perdorur ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, jane permbyllur me fjalet se ai do te merrte masa te rrepta ndaj drejtuesve te institucioneve dhe agjencive te kontrollit. Keshtu, duket se ne ditet ne vazhdim nuk do te vonojne reformimi dhe per pasoje shkarkimi i krereve te autoriteteve te kontrollit mbi menyren e funksionimit te tregut. Burime brenda Grupit te PD-se, theksojne se ka qene deputeti Prec Zogaj, i cili i kerkuar Kryeministrit Berisha qe pergjegjesite per rritjen e cmimeve te shikohen edhe tek autoritetet e kontrollit te tregut. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka pohuar vertetesine e kesaj deklarate dhe ka theksuar se do te marre masa te menjehershme kundrejt tyre.
Por, ne mbledhjen e djeshme, Berisha ka bere me dije, duke garantuar te gjithe deputetet e mazhorances, se ne mbledhjen e qeverise te kesaj jave do te kaloje edhe nje projektligj kunder spekulimit. Ne te njejten gjatesi vale, kreu i ekzekutivit ka bere me dije se ndoshta ne formen e nje akti normativ, qe pritet te dekretohet me pas, do te kaloje si shoqerues edhe nje ligj tjeter, kunder monopoleve ne tregun e ushqimeve, duke tentuar ne kete menyre te cliroje sadopak konsumatorin, por dhe vete shtetin nga rrethi vicioz i krijuar nga ana e grosisteve te produkteve ushqimore, por dhe tregtareve te pakices. Ne kete menyre, Berisha theksoi se do te pergatitet baza ligjore per denimin e atyre tregtareve, te cilet ne menyre te pandershme perfitonin nga rritja e cmimeve dhe nuk hezitonin te vazhdonin rritjen e tyre ne menyre spekulante.
Shkarkimet
Tonet e larta qe Kryeministri ka perdorur ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, jane permbyllur me fjalet se ai do te merrte masa te rrepta ndaj drejtuesve te institucioneve dhe agjencive te kontrollit. Keshtu duket se ne ditet ne vazhdim nuk do te vonojne reformimi dhe per pasoje shkarkimi i krereve te autoriteteve te kontrollit mbi menyren e funksionimit te tregut.
Ligji te merkuren
Ne mbledhjen e qeverise te kesaj jave do te kaloje nje projektligj kunder spekulimit. Kreu i ekzekutivit ka bere me dije se ndoshta ne formen e nje akti normativ qe pritet te dekretohet me pas, do te kaloje si shoqerues edhe nje ligj tjeter, kunder monopoleve ne tregun e ushqimeve, duke tentuar ne kete menyre te cliroje sadopak konsumatorin, por dhe vete shtetin nga rrethi vicioz i krijuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›