Regjistrimi, Berisha kundër Topit
16/09/2011 Inaugurohet tek INSTAT qendra e përpunimit të të dhënave të censusit të popullsisë
Procesi do të nisë më 1 tetor të këtij viti dhe do të kryhet me anketues derë më derë
Kryeministri Berisha sulmoi sërish dje publikisht “Aleancën Kuqezi” dhe veçanërisht kreun saj, Kreshnik Spahiu, duke e cilësuar lëvizjen e tij faqezezë. Sipas tij, nënkryetari i KLD-së po keqpërdor postin shtetëror për arsye personale. “Në një shoqëri të lirë, njerëzit, organizatat kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre e t’i shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi. Por kur këtë e bëjnë institucionet, të cilat në ligjin dhe Kushtetutën e vendit janë të depolitizuara, kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe veçse ‘lëvizja faqezi’. Pra, nuk kam asgjë me mendimet e tyre atavike, por ajo që mua më shqetëson dhe i bëj ketë etiketim është fakti se ata keqpërdorin detyrën e lartë shtetërore për qëllime meskine personale”, deklaroi Kryeministri gjatë fjalës së tij në inaugurimin e qendrës së përpunimit të të dhënave të censusit të popullsisë dhe banesave. Duke iu rikthyer çështjes për të cilën ndodhej në një ambientet e INSTAT, Kryeministri e vlerësoi si procesin që do të bëjë të mundur që politikat e qeverisë shqiptare të jenë më të drejta. “Shqiptarët i nënshtrohen këtij procesi si qytetarë të lirë për të dëshmuar të gjitha kërkesat e procesit, për të dëshmuar vullnetin e tyre të lirë, përkatësinë e tyre etnike, besimin e tyre fetar. Ai do të bëjë të mundur që politikat e qeverisë shqiptare të jenë më të ndershme, pasi do të japë të dhëna të sakta mbi demografinë e rretheve dhe rajoneve, të dhëna këto të domosdoshme për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave buxhetore në mbarë vendin”, tha Berisha. Nga ana e tij, ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, prezent në këtë ceremoni, përmendi arsyen pse Shqipërisë i duhet ky census. “Censusi është një proces që ndodh në të gjitha vendet, pasi statistikat kombëtare luajnë rol të rëndësishëm dhe në vendimmarrje, sidomos kur janë objektive. Ne mendojmë së të dhënat cilësore sigurojnë që vendimet publike të jenë të sakta e të kujdesshme në analiza”, tha Sequi.
Fushata e Spahiut
Fushata që bën “Aleanca Kuqezi” nuk përkthehet si një përpjekje e sinqertë nacionalistësh për të mbrojtur vendin nga ajo që mund të sjellë regjistrimi etnik dhe fetar, por mendohet se është më tepër një fasadë që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, po përdor nëpërmjet zëvendësit të tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të siguruar një elektorat politik në momentin e parë që Kryeministri aktual Sali Berisha do ta sulmojë politikisht për të mos e mandatuar për të dytën herë në postin presidencial.