Abuzuan me postin, KLSH kallëzon penalisht 84 zyrtarë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale 84 zyrtarë të administratës shtetërore, të cilët kanë abuzuar me postin, duke shkaktuar në total rreth 60 milionë dollarë dëme ndaj shtetit. Kallëzimi nga KLSH-ja është bërë gjatë vitit 2007 dhe u referohet institucioneve qendrore e lokale. Për këtë dhe të tjera probleme, kryetari i këtij institucioni të pavarur, Robert Çeku, ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve për problematika të ndryshme. Lidhur me 30 kallëzimet për 84 zyrtarët, Çeku është shprehur mjaft i shqetësuar për dëmin e krijuar ndaj shtetit, por, nga ana tjetër, ndjeu shenja optimizmi për rekomandimet që janë marrë parasysh nga institucionet e ndryshme, në masën 78 për qind, nga 73 për qind që ishte në 2006-ën. Nga tabela e të dhënave bie në sy dëmi i shkaktuar nga 4 zyrtarë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), të cilët ishin kallëzuar penalisht, pasi, sipas KLSH-së, i kishin shkaktuar shtetit rreth 5 miliardë lekë dëm ekonomik. Kallëzime janë kryer edhe për zyrtarë të ministrive, konkretisht për Ministrinë e Shëndetësisë, 5 persona (20 milionë lekë dëm) dhe Ministria e Turizmit, 5 persona (13 milionë lekë dëm). Numrin më të lartë të të denoncuarve në prokurori e mban Enti Kombëtar i Banesave, me 9 punonjës, të cilët kanë shkaktuar një dëm prej 17 milionë lekësh. Për sa i takon kontrollit të ushtruar për rrugën Durrës-Kukës, Çeku u shpreh se janë hasur shkelje, e për rrjedhojë është bërë kallëzimi penal, por pa përmendur detaje. Duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, kryetari i KLSH-së tha se, "projekti aktualisht po hetohet nga organet e prokurorisë. Materiali ynë është hartuar nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit 2007, pra të dhënat ia kemi dërguar prokurorisë. Ka shumë probleme lidhur me projektin, po ashtu ka dhe persona që KLSH-ja i ka kallëzuar penalisht në prokurori".
Auditi i brendshëm
KLSH-ja ka vërejtur gjatë 2007-ës një mori shkeljesh dhe mangësish në drejtim të strukturave të auditit të brendshëm. Çeku është shprehur në komision se shumë nga ministritë kryesore kanë mangësi në ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e ligjit, saqë vërehen institucione të pakontrolluara deri në tre vjet. "Edhe pse duken përmirësime në krahasim me vitet e kaluara, më duhet të them se, duhet më shumë punë në menaxhimin administrativ dhe funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar, publik", tha kreu i KLSH-së. Lidhur me problemin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si edhe ajo e Turizmit, kanë funksionuar në varësi të sekretarëve të përgjithshëm dhe jo të ministrave. Mangësi ka në plotësimin e strukturave të auditivit me numrin e vlefshëm të audituesve. Kështu, në Ministrinë e Shëndetësisë punohet me 4 auditues më pak, në Ministrinë e Arsimit është punuar me 3 auditues më pak, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes me 5 auditues më pak.