Qeveria: Do rrisim 5% pagat dhe pensionet
Qeveria do të vazhdojë politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve, por jo mbi indeksimin, pasi ai nënkupton rritje në masën e inflacionit. Nisur nga kjo, rritja e pagave dhe pensioneve, si për fshatin dhe qytetin, nuk do të llogaritet duke iu referuar indeksimit të inflacionit, por në bazë të politikës standarde për rritjen e tyre. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka shpjeguar për gazetën "Shqip" masën e rritjes për kategoritë që preken nga rritja e inflacionit. Që në fillim të fjalës së tij, Shehu tha se rritja minimale, qoftë për pagat apo pensionet e larta do të jetë 5 për qind, e cila është më shumë sesa inflacioni. Qeveria ka vendosur në dispozicion të këtyre kategorive rreth 50 milionë dollarë, që do të lëvrohen pas 1 korrikut 2008. Në këtë mënyrë, Shehu lë të kuptohet se, rritje page dhe pensioni do të kishte, edhe nëse nuk do të shfaqej ky nivel i lartë inflacioni.
Pagat
Lidhur me rrogat e buxhetorëve, të cilat janë vënë para rrezikut të një inflacioni të lartë, zv/ministri Shehu shpjegon se do të vazhdojë përmbushja e objektivit të shpallur për dyfishim pagash për nivelet e ulëta, sikundër është deklaruar më parë. "Kjo nënkupton një rritje të paktën 15 për qind për arsimin dhe një rritje nga 15 deri në 25 për qind për sistemin shëndetësor, pasi historikisht kjo kategori ka pasur pagat më të ulëta se arsimi", pohon zv/ministri. Rritja në këtë masë për shëndetësinë, vijon Shehu, bëhet për rrjedhojë që kjo kategori të barazohet me sektorin e arsimit, pra të mos ketë diferenca mes profesioneve. Përveç këtyre dy sektorëve, të cilët janë shpallur prioritarë nga qeveria, do të ketë rritje nga 5 deri në 15 për qind edhe për pagat e sektorëve të tjerë. Ndërsa për pagat e larta do të ketë një rritje që shkon në 5 për qind, gjithnjë sipas zv/ministrit.
Pensionet
Për sa i takon kategorisë së pensionistëve do të ndiqet e njëjta strategji. "Pjesa e fshatit do të pësojë rritje jo më pak se 10 për qind. Kjo për faktin se fshati merr një pension prej pesë mijë lekësh (ose 53 dollarë)", thotë Shehu. Ndërsa për qytetet do të ketë rritje prej 5 për qind për kategorinë e pensioneve të larta, kurse për grupet e tjera, gjithnjë duke ruajtur një përshkallëzim, do të ketë një rritje prej 5 deri në 12 për qind. "Te pensionet vërehet një problem, sepse nga rritja e pensioneve minimale mbi 10 mijë lekë, është ngushtuar diferenca midis pensionistëve dhe ne kërkojmë të ruajmë një hierarki", sqaron numri dy i financave. Kështu, përfundimisht mund të thuhet se, rritja do të jetë 5 për qind për nivelet e larta të pagave dhe pensioneve.
Deklarata e zv/ministrit
"Inflacioni? Asgjë për t‘u shqetësuar"
Qeverinë nuk e shqetëson aspak ky nivel inflacioni, pasi, sipas zv/ministrit të Financave, konsiderohet i moderuar. "Ky nivel inflacioni nuk është aspak shqetësues në kuptimin e indeksimit. Në vendet e zhvilluara ky nivel inflacioni prej 4.6 për qind nuk indeksohet, pra nuk ka rritje pagash apo pensionesh". Sipas tij, qeveria ka deklaruar një politikë, që synon dyfishim të pagave të mesme dhe të ulëta. "Kjo politikë nënkupton një rritje më shumë se indeksi i inflacionit, por duke supozuar një inflacion të moderuar siç e kemi ne, pasi po të ishte më i lartë, p.sh., 30 për qind, përllogaritjet do të ishin bërë ndryshe", përfundon Shehu.