Të jap të drejtën të mendosh si Unë
Të përplas një fytyrë politika shqiptare nganjëherë, që të lë pa fjalë, pa fjalë për bé, shtrirë përdhé pa armë, të thatë si kalli gruri, të pagërmëzuar si i sapolindur. Ti vetë mund të kaloje një jetë të tërë duke u munduar të përballoje të përditshmen tënde me të njëjtën lehtësi të mendjes, por nuk do të mundje kurrë të kishe kurajën të kishe atë lloj gjakftohtësie që ka ajo, politika shqiptare, nganjëherë. Është e lehtë dhe e zbrazur përbrenda. Cinike dhe meskine përbrenda. E pangopur dhe e papërgjegjshme përbrenda. Përbrenda!
Plot 26 të vdekur në Gërdec, njëzet e gjashtë shtetas shqiptarë të vdekur. Sa arrestime? 4. Veçse katër. Asnjë i vdekur në Vlorë. Një grup të rinjsh që ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të protestuar kundër një TEC-i a një parku energjetik, i cili projektohet të ndërtohet në qytetin ku ata janë banorë dhe të cilin ata e konsiderojnë të gabuar (e le të protestojnë kundër çfarë t‘u dojë qejfi, jemi në një shtet demokratik, jo? ku liria e fjalës, e shprehjes dhe e protestës janë të ruajtura me Kushtetutë! Jo?) Plot 6 arrestime në Vlorë! Gjashtë të rinj ndaj të cilëve merret masë arresti e flaken në burg. Tri prej tyre lirohen pas tri ditësh, dy prej të cilëve janë ende në arrest shtëpie dhe tre të tjerë dërgohen në Burgun e Rrogozhinës.
Gërdec - 26 të vdekur, 4 të arrestuar. Vlorë - asnjë dëm, 6 të arrestuar. Katër të parët në ndonjë qeli VIP e të tjerët të hedhur në një qeli të akullt kundërmuese me urinë në Rrogozhinë, burg i sigurisë së lartë! E drejtë, s‘ka krim më të rëndë në Shqipëri sesa ngritja e zërit, protesta - t‘i mbajmë në siguri të lartë se janë të dëmshëm për qytetarët shqiptarë - nuk i dihet, dalin e kryejnë ndonjë... protestë tjetër... Gërdec - 26 të vdekur, 4 të arrestuar. Vlorë - asnjë dëm, 6 të arrestuar. Zgjidheni vetë rebusin.
Ti je i lirë, i lirë të mendosh ashtu siç mendojnë ‘përfaqësuesit‘ e tu, i lirë t‘u vihesh atyre prapa në rresht, i lirë t‘u puthësh duart, këmbët, të ndenjurat, ti je i lirë siç është i lirë qeni i komshisë tënde të pshurri një herë në ditë nën pemën poshtë pallatit. Flije mendjen gjatë, sepse ti je i palirë të mendosh ndryshe. I palirë të thuash tënden - nuk bën as gjasme sikur të dojë të jetë demokratik ky dreq shteti i mbrapshtë. Sepse brenda të gjithë këtij moderniteti pa të shkuar, shteti im ende konservon trajtën arkaike të të shumëurryerit shtet shpëlarës të mendjes, madje i shfaqur krejt në mënyrë limpide dhe cinike : sepse në bazë të gjithçkaje që jemi sot qëndron një eksperiencë elementare, stërtipike : një Kryeburrë ka hipur mbi kalë, ky Kryeburrë s‘ka as pikën e mendjes të zbresë nga kali.
E ç‘t‘u thonë prej qelisë së Rrogozhinës studentët protestues të Vlorës vëllezërve e motrave të tyre 17-vjeçarë, të cilët në vitin 1991 lindën nën zërin angullues të Kryeburrit Berishë? T‘u thonë se jetojnë në një shtet të drejtë? T‘u thonë se jetojnë në një shtet të sigurt? T‘u thonë se Ky e solli demokracinë?? T‘u thonë se është normale të vazhdojnë të qeverisen prej atij që i hodhi në erë, dy herë?? T‘i mësojnë të ngrenë zërin për atë që besojnë? T‘u thonë se kanë lirinë të mendojnë çka duan? Thoni, kini guximin t‘u thoni se Ky burrë është një Mit, një mit për bé, i ardhur prej përrallave të një qytetërimi të shkuar, nga ata personazhet mite që nuk ndalojnë kurrë, nuk gabojnë kurrë, nuk kanë faj kurrë, nuk vdesin kurrë. Të gjithë gabimin e bën revolta jote mendore, Ai ka të drejtë, Ai ka Gjithmonë të drejtë, edhe kur sakrifikohen njerëz të gjallë, fëmijë, kjo bëhet për një kauzë madhore. Edhe kur ta ngjisin gojën fort me natërban, kjo bëhet sepse ti nuk duhet të përhapësh Ungjillin e gabuar. Si vallë nuk e shihni se sa dreq mrekullisht mirë po shkon Shqipëria?
Sepse ndjesë, ndjesë Zoti Kryeministër, por u lodha me këtë spektakël dydekadësh. Shoh se hipokrizia qeverisëse shqiptare është rritur e ka marrë përmasat e një kaktusi gjigant. Mos bëj gabim të hysh se do të dalësh i përgjakur prej gjembave dhe i mbytur prej sekrecioneve të bimës së trashë. Mos bëj gabim, sepse hap pas hapi ajo kthehet në një leckë të vjetër të lagur, në një copë mishi ulëritëse, në një të marrë majë fronit që fytshpalosur bërtet për ‘drejtësi‘, për të gjithë këtë ‘drejtësi‘ të pafundme që po ju jep, dhe në një popull që heshtur kërkon ‘të padrejtën‘. Hipokrizia qeverisëse e shkallës më të lartë është qershia mbi tortë e klasës politike udhëheqëse. Njerëz që nuk do të dinin të administronin një banjë publike bëhen drejtorë, nëndrejtorë, përgjegjës, ministra, burra shteti të palëvizshëm. Të promovuar deri në maksimumin e paaftësisë së tyre. Dhjetë me yll. Bravo. Kurrë të përgjegjshëm përballë votuesit, kurrë të përgjegjshëm edhe përballë qytetarit. Po po, ky qytetari është ai mjerani që i paguan rrogën. Ky është dhe ai që përfundon në Burgun e Rrogozhinës, sepse ka ngritur zërin, ky është dhe ai që copash u mblodh poshtë gërmadhave të Gërdecit. Hipokrizia qeverisëse shqiptare nuk është më një palaçollik që mund të injorosh, nuk është më vetëm një cirk me ngjyra i krijuar për t‘i falur ca para të integruarve me sistemin, është një piroman që hiqet si zjarrfikës.
Dhe Ai rri, rri për bé, ai ka kohën të rrijë, ende, pas shtatëmbëdhjetë-të-gjatash-vite. Me Shqipërinë peng. Të një personi të vetëm. E si mund të mos flasësh? Si mund të mos e ngresh këtë të shkretë zë? Ai rri, vazhdon të rrijë atje, si një qiri i ndezur brenda një mullishteje me bar.