Civici: Deficiti tregtar cenon stabilitetin ekonomik
Rezultatet e vitit 2007 në tregtinë e jashtme janë nga më negativet e viteve të fundit. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, gjatë një interviste për "Shqip", vlerëson se edhe pse patëm një fluks shkëmbimesh tregtare të kënaqshëm, përsëri deficiti tregtar na rezulton 27 për qind më i lartë se një vit më parë. Civici analizon situatën ekonomike në vend, nivelin e deficitit, kredive, inflacionit, por edhe si pritet të ndikojë në ekonomi anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Megjithëse flitet vazhdimisht për rritjen e eksporteve, përsëri deficitit tregtar vazhdon të thellohet. Pse ndodh një situatë e tillë?
Rezultatet e vitit 2007 në tregtinë e jashtme janë nga më negativet e viteve të fundit. Edhe pse patëm një fluks shkëmbimesh tregtare prej 3.8 miliardë euro, përsëri deficiti tregtar na rezulton 27 për qind më i lartë se një vit më parë. Aktualisht, kemi një deficit tregtar që, për vitin 2007, është i barabartë me 28.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit ose i shprehur në vlerë, rreth 2.26 miliardë euro. Pa përjashtuar efektin negativ të rritjes së përgjithshme të ccmimeve në tregjet ndërkombëtare, luhatjet e kursit të këmbimit apo uljen graduale të tarifave doganore, si pasojë e proceseve liberalizuese tregtare, përsëri situata e deficitit tonë tregtar është alarmante.
Edhe pse dinamika e raporteve import/eksport na jep një ritëm thuajse të barabartë të rritjes së tyre për vitin 2007, 26% importet dhe 25% eksportet (duke qenë dhe rritja më e madhe e tyre në 8 vitet e fundit), baza e ulët e krahasimit për eksportet nuk jep asnjë efekt në ekuilibrimin e tyre dhe përmirësimin e deficitit. Ndërkohë, janë shifrat absolute ato që tregojnë tablonë e vërtetë. Ne sot importojmë katër herë më tepër se sa eksportojmë, ndërkohë që në sektorë të veçantë si p.sh. produktet bujqësore e ushqimore ky raport është akoma më negativ, 1:7. Kjo situatë na klasifikon dhe cilëson si një vend tipik "strukturalisht importues" me të gjithë pasojat negative që rrjedhin nga futja në këtë grup vendesh. Shifrat e publikuara nga INSTAT për muajin shkurt 2008 e provojnë më së miri thellimin e kësaj tendence negative. INSTAT tregon se, vetëm gjatë shkurtit janë shpenzuar rreth 400 milionë USD për të importuar mallra dhe shërbime, ndërkohë që eksporti nga Shqipëria është vetëm 10 milionë USD.
Pse duhet konsideruar shqetësues për ekonominë shqiptare niveli i lartë i këtij deficiti?
Natyrisht që një situatë e tillë është shqetësuese për çdo vend apo ekonomi, pa përjashtuar as Shqipërinë. Mjafton të përmendim debatet dhe preokupimet pa fund të Presidentit Bush për deficitin tregtar amerikan, të qeverive franceze, italiane, greke, turke, serbe, argjentinase, kiliane, meksikane, egjiptiane, ruse, hungareze, malajziane etj, për të kuptuar se rritja e deficitit tregtar bëhet menjëherë problem i niveleve më të larta të qeverisë dhe shtetit. Në rastin e Shqipërisë, ky problem duhet konsideruar alarmant dhe jo thjesht shqetësues.
Preokupimi i parë i takon analizës së performancës strukturore të ekonomisë sonë, e cila ka një mospërputhje evidente ndërmjet kërkesës për mallra e shërbime dhe ofertës së brendshme të saj. Ndërkohë që kërkesa rritet me ritme të shpejta, ekonomia jonë nuk i përgjigjet dot, duke stimuluar kështu kthimin e syve dhe shpresën vetëm tek importet. Kjo është një tendencë tashmë 15-16 vjeccare, që po shkon drejt thellimit të përkeqësimit këto 5-6 vitet e fundit. Aparati ynë prodhues në të gjitha degët e ekonomisë në strukturë, kapacitete e rendimente, është akoma larg konvergjencës më atë të të vendeve të zhvilluara dhe atyre të rajonit. Pranimi i institucionalizuar i kësaj gjendjeje apo akoma më keq, neglizhimi i saj mund të na e vështirësojë shumë zhvillimin ekonomiko-financiar të vendit në një periudhë afatmesme e afatgjatë.
Së dyti, deficiti i lartë tregtar ndikon negativisht dhe e ul shumë efektin e remitancave që vijnë nga shqiptarët, të cilët banojnë apo punojnë jashtë vendit. Megjithëse kemi nivel remitancash që, për vitin 2007, arrin shifrën e rreth 950 milionë euro, pjesa dërrmuese e tyre, rreth 57% dalin përsëri dhe menjëherë jashtë vendit për të kompensuar importet, e në mënyrë të veccantë ato agro-ushqimore.
Së treti, si vend strukturalisht importues jemi shumë të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të tregut ndërkombëtar, sidomos atyre të produkteve ushqimore, lëndëve të para, naftës etj. Duke iu referuar efekteve të vërejtura muajt e fundit në tregun dhe ccmimet e bukës, grurit, miellit, naftës, fruta-perimeve, vajrave dhe lëndëve të para të importuara, konstatohet qartë varësia jonë ndaj importeve dhe ndikimi direkt i "kapricove" të tregjeve ndërkombëtare mbi ekonominë dhe konsumatorin shqiptar. E meqë jemi strukturalisht në pamundësi për ta zbutur këtë efekt negativ, gjejmë "strehim" dhe bëhemi partizanë të flaktë "të funksionimit të tregut të lirë", të "mosndërhyrjes absolute në ekonomi", "të ndëshkimit të spekulimit" edhe atje ku nuk e provojmë dot se ai ekziston etj. Ndërkohë që thelbi i problemit qëndron tek dobësitë e prodhimit vendas, te oferta e brendshme e pamjaftueshme dhe jo konkuruese.
Përtej këtyre shifrave e shqetësimeve të përgjithshme, a ka fenomene më specifike që kërkojnë vëmendje më të madhe?
Natyrisht, sidomos po të kemi parasysh dhe shprehjen e famshme se "djalli fshihet pas detajeve".
Së pari, duhet përmendur fakti se, si pasojë e kapaciteteve të ulta prodhuese të ekonomisë, dukshëm të pamjaftueshme për të kënaqur kërkesën gjithnjë në rritje të ekonomisë shqiptare për mallra, raporti i mbulimit të importeve nga eksportet është 26%, nivel ky që konsiderohet shumë i ulët po të krahasohemi me vendet e rajonit apo akoma më gjerë, me ato të BE. Problem mbetet struktura e importeve sipas përdorimit të tyre përfundimtar, ku duke iu referuar shifrave të 2007-ës, konstatohet se 53% e tyre i përkasin grupit të mallrave të ndërmjetëm (të tilla si mallrat industriale të përpunuara dhe lëndët djegëse për qëllime industriale), ndërkohë që mallrat kapitale dhe ato të konsumit përfaqësojnë respektivisht 30 dhe 14% të totalit të importeve.
Një strukturë e tillë shpjegon faktin se përse eksportet tona dominohen akoma nga zëri "mallra të përpunuar", përmes të cilave ne eksportojmë thuajse totalisht vetëm efektin e fuqisë punëtore. Po t‘u referohemi p.sh. shifrave të INSTAT mbi ecurinë e grupeve të veçanta të importeve në shkurt 2008, konstatohet se importet e grupit "ushqim, pije, duhan" u rritën me 34.1%, ndërsa grupi më i rëndësishëm (që tregon për investimet në ekonomi), ai "Makineri, pajisje e pjesë këmbimi" u rrit vetëm 5.8%. Pra, ne vazhdojmë të importojmë për të plotësuar nevojat e konsumit dhe jo për të investuar në sektorët prodhues apo të shërbimeve.
Element tjetër që mund të evidentohet është edhe rritja e sasisë së karburanteve të importuar, që në 2007 përfaqëson rreth 7% të importeve, duke shënuar rritje prej 18% në krahasim me një vit më parë. Rritja konstante e ccmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka dhënë efektet e saj në koston prodhuese apo të shërbimeve në ekonominë tonë, si në efektet direkte të rangut të parë, ashtu dhe në efektet e raundit të dytë ose ato që quhen "efekte kaskadë".
Si ndikon në raport me ecurinë e deficitit tregtar rritja e nivelit të kredisë në Shqipëri?
Nuk është provuar akoma nëse ka ndonjë lidhje direkte lineare ndërmjet rritjes së kredisë dhe thellimit të deficitit tregtar. Por duke e analizuar fenomenin, qoftë dhe në mënyrë empirike, një lidhje e tillë mund të konstatohet. Përderisa oferta e brendshme nuk i përgjigjet dot me të njëjtin ritëm dhe strukturë kërkesës së brendshme, atëherë është e qartë se edhe rritja e kredive (që në vetvete është fenomen shumë pozitiv për ekonominë e çdo vendi), mendohet se ndikon në thellimin e deficitit tregtar. Duke parë strukturën e kredive të reja për biznes, të dhëna gjatë vitit 2007, rezulton se rreth 60% e tyre janë orientuar drejt investimeve në tregti, ndërtim, pajisje shtëpiake dhe automjete. Në këtë kuadër, shpenzimet për import makinerish dhe pajisjesh janë vlerësuar 30% më të larta se një vit më parë, ndërsa metalet bazë renditen si grup-malli i tretë më shumë i importuar, ku 66% e tyre përfaqësohet nga importet e hekurit dhe ccelikut.
Në thelb, rritja me ritme të shpejta e kredisë është padyshim një nga fenomenet më pozitive në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe, shumë nga sektorët kycc të kësaj ekonomie janë zhvilluar falë kësaj kredie. Por edhe në këtë rast, ajo që duhet rregulluar është struktura, madhësia dhe cilësia e ofertës së brendshme dhe përputhja sa më e mirë e saj me dinamikën dhe strukturën e kërkesës. Në shumë vende të zhvilluara, ky është dhe vetë thelbi i politikave ekonomike e strukturore, gjë që nuk mund ta pohojmë për rastin e Shqipërisë, ku megjithëse ka rreth 10 vjet që deficiti thellohet, akoma nuk ka politika të mirëfillta e qartësisht të adresuara për eleminimin e tij.
Po rritja aktuale e nivelit të inflacionit vlerësohet se ndikohet nga deficiti tregtar apo ka edhe faktorë të tjerë?
Buletini i fundit 3-mujor i INSTAT e vlerëson në nivelin 4.6% inflacionin për tremujorin e parë të këtij viti, shifër kjo që kërkon reflektim dhe vëmendje. Natyrisht, shifra e një muaji apo tremujori nuk nënkupton mesataren vjetore dhe në këtë pikë duhet të jemi të kujdesshëm, kur deklarohet se tashmë kufiri i sipërm i objektivit tonë për inflacionin është kaluar. Megjithëse tendenca e rritjes së inflacionit është tashmë një trend i përgjithshëm botëror dhe po manifestohet në të gjithë kontinentet e shtetet, mendoj se në rastin e Shqipërisë, përvecc efekteve të faktorëve ndërkombëtarë duhen patur parasysh politika prudente monetare e Bankës së Shqipërisë, si dhe disa efekte pozitive sezonale frenuese, që janë manifestuar disa herë vitet e fundit.
Po të analizosh në detaje elementët që kanë ndikuar më dukshëm në këtë nivel inflacioni, përvec konstatimit të përgjithshëm të faktorëve të rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore, ushqimore dhe energjisë (përfshirë këtu dhe naftën e derivatet e saj) në tregjet ndërkombëtare, është grupi "ushqime dhe pije" dhe brenda tij, ccmimet e frutave, perimeve, vajrave dhe yndyrnave etj., janë ato që kanë dhënë ndikimin më të madh.
Pra, edhe në këtë rast, përforcohet konkluzioni se duke qenë strukturalisht një vend importues, ndikimi i ekonomisë dhe tregjeve botërore reflektohet direkt në ccmimet tona në tregun e brendshëm dhe, për pasojë, edhe mbi inflacionin. E gjithë kjo logjikë të çon në përfundimin se rritja e prodhimit vendas në sasi e cilësi, mbështetja e disa prej sektorëve delikatë e jetikë për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, siç është p.sh. bujqësia dhe agroindustria, mbështetja e bizneseve që kanë kapacitete apo dëshirojnë të eksportojnë, përmirësimi i vazhdueshëm i klimës dhe legjislacionit të biznesit, politikat fiskale e tatimore stimuluese në ekonomi, etj janë disa nga rrugët më të rëndësishme për ta zbutur këtë fenomen.
Tashmë për të gjithë është e qartë se inflacioni nuk është vetëm dhe thjesht fenomen monetar, por ai reflekton ndjeshëm situatën e ekonomisë reale, situatën në lidhje me deficitin buxhetor, nivelin e realizimit të investimeve, psikologjinë e konsumatorëve dhe sjelljen e biznesit në periudha të caktuara etj.
A pritet të ndikojë ftesa për në NATO në përmirësimin e kësaj situate?
Tashmë, për të gjithë është e qartë se, përveccse aleancë ushtarako-politike, NATO është mbi të gjitha kërkuese dhe garantuese e sigurisë, siguri që brenda saj ka një komponente shumë të fortë të sigurisë ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Nga këndvështrimi i tregtisë dhe deficitit tregtar, viti 2008 na gjen me një shkallë të lartë të liberalizimit tregtar, si me vendet e rajonit, ashtu dhe me ato të BE-së, arsye mëse bindëse që dëshmon vullnetin tonë për ta thelluar hapjen ekonomike e tregtare të vendit. Por që nga ana tjetër, mund të mbetet e pashfrytëzuar sa duhet, apo akoma më keq, të ndikojë negativisht, nëse nuk bashkëshoqërohet me politika tregtare të mirëfillta, me politika ekonomike e financiare stimuluese ndaj prodhimit vendas dhe zëvendësimit të importeve, me masa maksimaliste mbështetëse për gjithë hallkat që ccojnë në rritjen e eksporteve. Reformat, për të cilat po flasim përditë si të nevojshme për t‘u bërë anëtarë të NATO-s e të BE-së janë në radhë të parë, reforma strukturore ekonomike e financiare, që duhet të na konvergojnë gjithnjë e më shumë me strukturën dhe eficencën e ekonomive perëndimore.