E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma “Një qytetar një pemë” sot tek “Mine Peza”

Nisma e Bashkisë së Tiranës :”Nje qytetar nje peme” është shtrire sot ne rrugen “Mine Peza”. Rama tha se së shpejti kjo nismë do të shtrihet ne gjithë Shqipërinë. "Asnje rrugë komunitare nuk do mbetet pa u gjelbëruar" 

TIRANË- Nismës së Bashkisë së Tiranës ‘’Një qytetar një pemë’’ka vazhduar sot në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. Nismës së Bashkisë i është bashkuar sot kompania e produkteve të mishit EHË, e cila kontriboi në mbjelljen e 60 pemëve panjë në këtë rrugë.
Kryebashkiaku Edi Rama i pranishëm sot në këtë aktivitet tha për mediat se së shpejti kjo nismë do të shtrihet ne gjithë Shqipërinë.
”Asnje rrugë komunitare nuk do mbetet pa u gjelbëruar”, deklaroi kreu i bashkisë”, theksoi ai.
‘’ Po i afrohemi numrit 2000 të pemëve të dhuruara dhe kjo është një shifër që nuk e prisnim kur filluam jetësimin e kësaj nisme, por që tregon se nisma po tërheq përditë e më shumë vëmendjen e njerëzve dhe të sipërmarrjeve private, që të kontribojnë për qytetin që gjithmonë e më shumë po bëhet i tyre,” u shpreh Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›