Abuzuan me shqiptaret, burg policeve italiane
GJENOVA - Dy police italiane do te vuajne 14 vite burg se bashku pasi kane perfituar nga detyra, duke kryer marredhenie seksuale me disa vajza shqiptare, te cilat ishin nxjerre ne rruge me dhune. Policet italiane jane denuar dy dite me pare nga Seksioni i Dyte Penal i Gjykates se Apelit te Gjenoves me nga shtate vjet burgim dhe me pagimin e shpenzimeve gjyqesore, qe shkojne ne shumen e 4.500 eurove. Ishte trupi gjykues qe pasi degjoi serish kerkesen e prokurorise dhe provat qe kishte ajo ndaj te ndaluarve qe ka vendosur per te lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Rasti eshte zbuluar ne kuadrin e operacionit "Kanun" ne vitin 1997, kur me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit perfunduan ne pranga 60 shqiptare. Disa prej prostitutave qe bashkepunuan me policine rrefyen se, dy policet kishin abuzuar me to ne mjediset e komisariatit dhe arriten t'i identifikojne edhe duke i pare pa uniforma. Agjentet e policise ishin denuar nga gjykata e Shkalles se Pare me pese vjet burgim dhe ne pritje te vendimit te shkalles se dyte ishin pezulluar nga detyra. Vendimi i Gjykates se Apelit, eshte lexuar ne nje atmosfere te tensionuar ne sallen e gjyqit per shkak te protestave. Sipas te dhenave ne keto abuzime eshte i perfshire edhe nje polic i trete, i cili akuzohet sa ka manipuluar dokumentet dhe eshte munduar te ndihmoje keshtu koleget, qe te dilnin te pa lare. A. Cena