E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e motoreve, dy ne pranga, zbulohet grupi kriminal

ELBASAN - Dy persona kane rene ne prangat e policise pas nje operacioni blic, kunder vjedhjes ne seri te motoreve. Muhamet Malja 24 vjec, nga fshati Paulesh i komunes Pajove, Peqin dhe Ardian Kotorri 39 vjec, nga Lushnja por me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, jane arrestuar ne flagrance pasi ne bashkepunim kane vjedhur dhe shitur ne kohe te ndryshme nje numer te madh motoresh. Sipas policise, vjedhjet kane ndodhur kryesisht ne Elbasan dhe rrethet afer dhe i kane shitur ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Elbasanit, ata jane vene ne pranga pasi ishin nenn hetim prej dy muajsh. Ata ishin mbajtur nen vezhgim pas vjedhjeve te shumta te motoreve ne Elbasan, si edhe ne qytete te tjera. Burime zyrtare konfirmojne se arrestimi i dy personave korrespondon me zbulimin e nje grupi kriminal i cili kryente vjedhje motoresh ne disa qarqe si Fieri, Elbasani e Tirana. Nga kontrollet e ushtruara ne banesat e dy te arrestuarve jane gjetur dhe sekuestruar 5 motocikleta te llojeve te ndryshme, qe jane te denoncuara te vjedhura ne Elbasan e Tirane. Po keshtu po punohet nga policia per dokumentimin edhe te 13 rasteve te tjera te vjedhjes se motoreve te regjistruar ne tre qarqe. Nga hetimet paraprake rezulton se, nje pjese e mjeteve te vjedhura jane shitur kryesisht ne Tirane ne fshatrat e Lushnjes, ne rrethinat e Durresi, ne qytetin e Cerrikut dhe ne fshatrat e Peqinit. F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›