Gjykata, "arrest me burg" per zyrtaret e bashkise se Durresit
DURRES - "Arrest me burg" eshte masa e sigurise e dhene nga Gjykata e Durresit per kater zyrtaret e administrates se bashkise, te arrestuar nen akuzen e "korrupsionit", si dhe "shperdorim detyre". Behet fjale per ish-shefin e policise bashkiake, Rexhep Bulkun, kryetarin e njesise numer 4, Luan Shaba, inspektorin e njesise numer 4, Luftfi Dervishi, ish-polic bashkiak Bashkim Maloku, si dhe Feta Mataj sekser, qe eshte ne gjendje te lire. Trupi gjykues i kryesuar nga Markeljan Koca, ka pranuar kerkesen e prokurorit Arjan Ndoja, duke i lene ne burg te akuzuarit per veprat penale.
Sipas drejtuesit te trupit gjykues, ish-shefi i policise bashkiake Rexhep Bulkun, kryetari i njesise numer 4 Luan Shaba, inspektorin i njesise numer 4, Luftfi Dervishi, ish-polic bashkikak Bashkim Maloku si dhe Feta Mataj sekser, jane arrestuar nen akuzen e "korrupsionit", si dhe "shperdorim detyre" gjate punes qe kishin ata. Seanca e verifikimit te kushteve te sigurise ndaj pese te pandehurve eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, pa lejuar pranine e medieve Akuza eshte perfaqesuar nga prokurori Arjan Ndoja. Sipas burimeve nga prokuroria e Durresit mesohet se pese te arrestuarit akuzohen per shperdorim detyre si dhe korrupsion pasiv ku sipas prokurorit, personat ne fjale benin ndere kundrejt pageses duke abuzuar me detyren. Ndersa avokatet e te pandehurve Gramoz Lika si dhe Qazim Gjoni, kane kerkuar gjykates qe te mos merren si prova ligjore pergjimet telefonike. Por, kerkesa e tyre nuk eshte marre parasysh nga trupi gjykues, duke i lene ne burg. E. Arapi