Abuzuan me token, anulohen tapite

Per tokat e ndara ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me ligjin 7501 per token, do te anulohen tapite. Nje qendrim i tille i qeverise shqiptare ka ardhur si rezultat i procesit te verifikimit te titujve te pronesise se tokes, ku eshte arritur te sekuestrohen rreth 68 mije meter katrore, dhenia e te cilave eshte bere ne menyre abuzive. Kete informacionin e beri publik diten e djeshme zevendeskryeministri Genc Pollo, ne nje prononcim per mediat. Sipas Pollos, i cili eshte caktuar nga kryeministri Berisha si mbikeqyres i ketij procesi, deri tani abuzimet me te medha jane verejtur ne prefekturen e Fierit dhe te Vlores. "Gjithsej deri tani i jane marre zaptuesve, afro 68 mije m2. Keto toka jane kryesisht ne prefekturen e Fierit, 32 mije m2 dhe ne ate te Vlores, 30 mije m2", tha zv/kryeministri ne lidhje me procesin. Ai shpjegoi se si pasoje e ligjit per verifikimin e titujve te pronesise, te gjithe atyre personave, te cilet kane rezultuar se kishin perfituar token bujqesore, nepermjet abuzimeve, iu eshte anuluar tapia e tokes dhe titulli i pronesise. Zevendeskryeministri nuk nguroi qe te permende edhe raste skandaloze te zaptimit te tokave, kryesisht keto ne qarkun e Fierit dhe te Vlores. "Ka pasur raste skandaloze, si zaptimi permes falsifikimit dhe abuzimit te oborrit te shkolles, Libofshe ne rrethin Fier, ose zaptimi i tokes se parashikuar per varreza, ne fshatin Dermenas po ne Fier", sqaroi Pollo. Sipas tij, sekuestrimi i tokave ne kete rast, si pasoje e zbatimit te ligjit ka lene te kenaqur dhe ka permbushur nevojat e komunitetit ne keto vende. "Tashme nxenesve te Libofshes, iu eshte rikthyer oborri i shkolles, i zaptuar prej me shume se 10 vjetesh ndersa banoret e Dermenasit do te mund te ndertojne varrezen e fshatit, ne token e planifikuar", shpjegoi zv/kryeministri. Per te, nje rendesi e vecante po i jepet verifikimit te tokave ne bregdet, pasi aty interesat per abuzuesit, kane qene edhe me te medha. Pollo shpjegoi se komisionet e ngritura ne te gjithe vendin, nderkaq po vazhdojne punen dhe se shpejti priten rezultate te reja. "Me perparesi po shqyrtohen abuzimet ne brezat turistike dhe jane identifikuar jo pak siperfaqe, te marra ne menyre te kundraligjshme. KQT dhe komisionet vendore, po punojne dhe se shpejti priten vendimet e para, per duzina hektaresh qe do t'u hiqen zaptuesve", shtoi zv/kryeministri Pollo. Kjo per numrin dy te qeverise aktuale, eshte rruga per korrigjimin e padrejtesive te bera ne te shkuaren, kryesisht nga personat e veshur me pushtet. "Keshtu korrigjohen padrejtesite e bera ne te shkuaren nga ofiqare abuzive dhe nga persona private te pangopur. Keshtu i kthehen komuniteteve hapesira te perdorimit publik, si dhe krijohet gradualisht nje fond per kompensimin e ish - pronareve", deklaroi Pollo. Nga ana tjeter per numrin dy te qeverise, ky proces ka nje rendesi shume te madhe edhe per qytetaret, te cilet kane vuajtur padrejtesite e bera ne pronat e tyre prej vitesh, te cilet tashme do te jene ne gjendje te marrin ate qe iu takon. Por nje proces i veshtire e pret qeverine, ne lidhje me tokat e zaptuara ne zonat turistike. Ne te cilat jane instaluar investime te medha turistike, ne zona te marra ne menyre abuzive nepermjet ligjit 7501 per token, si toke bujqesore, por qe kane sherbyer si troje turistike.
68 Mije Meter katror eshte siperfaqja e tokes bujqesore, e cila tashme gjendet ne duart e qeverise si pasoje e zbulimit te verifikimeve te bera me titujt e pronesise. Komisionet e ngritura ne te gjithe vendin, pritet te nxjerrin siperfaqe te tjera shtese me te cilat eshte abuzuar.
2 Qytete Kane rezultuar si me problematiket per sa i perket abuzimeve te bera me ligjin e tokes, 7501. Deri tani siperfaqet me te medha me te cilat eshte abuzuar, jane gjetur ne rrethin e Fierit por edhe ne ate te Vlores.
Pronaret
Zevendeskryeministri Genc Pollo, theksoi se toka per te cilen eshte vertetuar se eshte abuzuar ne shperndarje, pritet t'i kaloje fondit te kompensimit fizik te pronareve. Gje qe do te sjelle dhe zgjidhjen e problemit.
Bregdeti
Grupet e verifikimit, te mbikeqyrura nga zevendeskryeministri jane perqendruar tashme ne kontrollin e tyre kryesisht ne zonat e bregdetit. Keto toka kane qene gjithmone me te lakmuarat per abuzuesit.