Harasani: Rama te mos kandidoje

Sekretari per Programin Politik ne Partine Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje se Edi Rama nuk duhet te rikandidoje me, pasi socialistet jane ne opozite. "Personalisht mendoj se zoti Rama nuk duhet te kandidoje, pasi nuk arriti ate premtim qe i dha Partise Socialiste, per ta sjelle PS-ne ne pushtet. Per sa kohe nuk u realizua ky objektiv, nuk mendoj se zoti Rama duhet te kandidoje", u shprehe Harasani, njeheresh deputet i selise roze. Duke vijuar me tej logjiken e tij, ai thote se rezultati i qershorit te 2009 tregoi qe nuk vihet ne pushtet ne kete menyre dhe teorite per vjedhjen e votes, jane te pamjaftueshme. Sipas tij, per sa kohe qe objektivi i tyre per te ardhur ne pushtet nuk u realizua, te tjerat jane vetem fjale per te mbushur gazetat. Per zyrtarin socialist, ajo c'ka nevoje eshte nje respektim i rregullave te PS, nje respektim i demokracise se brendshme te PS. "Duhet te japim nje shembull ndaj kundershtarit tone politik zotit Berisha, te bejme nje Kongres sa me te hapur, nje Kongres sa me transparent, nje Kongres me pranine e mediave", vleresoi Andis Harasani. Duke vijuar me tej, ai theksoi se kjo ka qene dhe nje nga kerkesat qe zoti Rama ka pasur ne 2005 dhe nje nga premtimet ne 2005, qe te gjitha mbledhjet do te jene te hapura. Me tej, duke folur per ndryshimin e statutit te socialisteve, sekretari socialist vlereson se ndryshimet e statutit duhet te behen ashtu sic ndodhen edhe ne 2005, me mbeshtetjen e vete Edi Rames. "Ky eshte nje Kongres i Jashtezakonshem. Edhe ne 2005 ishte nje Kongres i Jashtezakonshem. U fut nje platforme ne 2005. Ishte platforma "Ruci" e propozuar nga Ruci dhe Rama, per ndryshime ne statut. Pati rezultat. Perseri kerkohet ndryshim ne statut. Nuk ka asgje qe statuti te pengoje ndryshimet statutore", theksoi Harasani. Ne kushtet kur selia roze vjen nga humbja e 28 qershorit ne Kongres, deputeti socialist vlereson si te domosdoshem qe Kongresi te jete sa me transparent. Kjo ne menyre qe, sipas tij, t'u tregohet qofte socialisteve, qofte atyre votuesve pertej te majtes dhe te djathtes, qe dine te ndryshojne, te rimodelohen, dine te riorganizohen, per te qene te gatshem per betejat e ardhshme elektorale. "Duke pasur parasysh te gjitha keto pergjegjesi kerkojme qe ky Kongres te jete sa me transparent. Te arrijme te kuptojme ate cfare per mua eshte kryesore, qe PS eshte ne opozite per shkak te percarjes", thote sekretari per Programin Politik ne PS. Sipas tij, ajo qe ka nevoje selia roze sot me shume se kurre, eshte qe te kete durimin, qe te kete inteligjencen, qe te degjojne njeri-tjetrin, te gjejne pikat e perbashketa qe te eliminojne ne cdo menyre percarjet brenda Partise Socialiste.
FORMATIMI
"Me 7 shtator fillon sesioni i ri parlamentar, aq shume ne kushtet kur kryetari i PS ka dhene doreheqjen, eshte detyre e Kryesise te formatoje se kush do te jete kryetari i grupit, cilet do te jene dy nenkryetaret, cilet do te jene kryetaret e komisioneve dhe sekretari i Grupit Parlamentar", sqaroi Andis Harasani.
FORMATIMI
"Me 7 shtator fillon sesioni i ri parlamentar, aq shume ne kushtet kur kryetari i PS ka dhene doreheqjen, eshte detyre e Kryesise te formatoje se kush do te jete kryetari i grupit, cilet do te jene dy nenkryetaret, cilet do te jene kryetaret e komisioneve dhe sekretari i Grupit Parlamentar", sqaroi Andis Harasani.