E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti, familjes i refuzohet takimi

Vata: Nuk eshte momenti per nje nderhyrje tjeter kirurgjikale ne trupin e Dajtit

Prokuroria e Krimeve te Renda refuzon kerkesen e familjareve te Dajtit per te takuar te afermin e tyre, i cili qe prej 7 gushtit, ndodhet nen masa te rrepta sigurie i shtruar ne spitalin e burgut ne Tirane. Nje automjet tip "Benz" ka ndaluar ne oren 11.00 te dites se djeshme perpara Prokurorise se Pergjithshme. Prej andej kane zbritur bashkeshortja shtatzene e Dritan Dajtit, Dorela, i ati i tij, Hasani, nena dhe i vellai. Ata kane qendruar jo me shume se 30 minuta brenda ne prokurori, por duket se jane larguar prej andej serish te zhgenjyer. Trokitja e tyre e radhes ne prokurori, u shoqerua me 2 kerkesa konkrete te perseritura. Te mundesohet nderhyrja kirurgjikale per Dajtin, si dhe nje takim te tyre me te, ne ambientet e spitalit te burgut. Familjaret kane kembengulur ne kerkesen per nje nderhyrje sa me te shpejte kirurgjikale te mjekeve, pasi nga dy plumbat qe Dajti ka aktualisht ne kembe dhe ne shtyllen kurrizore, rrezikon paralizimin. Me kembengulese ka qene bashkeshortja e Dajtit, Dorela, e cila pret nje femije prej tij. Ajo e ka quajtur te pajustifikuar refuzimin e prokurorise, per te pare bashkeshortin e saj. Familjaret jane ankuar duke u shprehur se kane 20 dite pa pare Dritanin, i cili sipas tyre eshte i pafajshem dhe per me teper ne gjendje te rende shendetesore. Organi i hetimit nga ana e tij, pohoi se merr informacion te perditshem nga mjeket e spitalit te burgut per ecurine shendetesore te Dritan Dajtit. Burime konfidenciale te grupit hetimor, sqaruan se ne baze te ligjit per trajtimin e te paraburgosurve dhe te denuarve, ka nje kapitull te vecante qe parashikon se ne cilat raste leshohen lejet per takime me familjaret. Organi i hetimit, kohe me pare ka konfirmuar se ndaj Dajtit, fillimisht duhet te kryhet procedura e marrjes ne pyetje e perfundimi i hetimeve dhe me pas, do te kete mundesi qe ai te komunikoje me familjen. Ndersa per sa i takon shendetit te Dajtit, drejtori i spitalit te burgut, Ylber Vata, u shpreh se pas ekzaminimit mjekesor nga mjeket neurokirurge, nuk eshte pare si moment i pershtatshem nje nderhyrje tjeter kirurgjikale ndaj te arrestuarit. Nderkohe prokuroria nga ana e saj, vazhdon hetimet intensive per te zbardhur ngjarjen e rende te 7 gushtit ne Durres, ku ne aksionin per kapjen e shume te kerkuarit Dritan Dajti, humben jeten 4 oficere policie; Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska.

Takimi

Bashkeshortja Dorela dhe babai i Dritan Dajtit, kane qendruar per rreth 30 minuta ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku kane kerkuar leje takimi ne spitalin e burgut si dhe te nderhyhet per kryerjen e nje operacion tjeter, per nxjerrjen e dy plumbave ne trupin e Dajtit.

Leja

Burime te grupit hetimor, sqaruan se ne baze te ligjit per trajtimin e te paraburgosurve dhe te denuarve, ka nje kapitull te vecante qe parashikon se ne cilat raste leshohen lejet per takime me familjaret.

Operacioni

Drejtori i spitalit te burgut, Ylber Vata, u shpreh se pas ekzaminimit mjekesor nga mjeket neurokirurge, nuk eshte pare si moment i pershtatshem nje nderhyrje tjeter kirurgjikale ndaj te arrestuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›