Sonete naimiane ne 110-vjetorin e vdekjes
Kane kaluar plot 110 vjet nga koha kur poeti dhe rilindesi i madh Naim Frasheri nderroi jete me 20 tetor te vitit 1900. Ka kaluar me shume se nje muaj qysh kur ky pervjetor kaloi ne heshtje. Sot eshte vendosur qe ne ambientet e Teatrit Kombetar ne Tirane ne sallen Kadri Roshi te mbahet nje mbremje poetike titulluar Sonete naimiane. Perzgjedhja e lendes poetike i eshte lene ne dore Artistit te Popullit Mihal Luarasi i cili ka shkeputur nga krijimtaria e gjere e poetit pjeset me te ndjera e qe u flasin te gjitha koherave. Per te percjelle te publiku kete atmosfere naimiane jane perzgjedhur disa nga aktoret me te mire shqiptare. Keshtu do te ngjiten ne skene aktoret Drita Pelinku Margarita Xhepa Yllka Mujo Lazer Filipi Reshat Arbana Ndricim Xhepa dhe Bujar Asqeriu. Mbremja poetike do te shoqerohet edhe me tingujt e kompozuar nga Bahu per ti dhene ndjeshmerine dhe hijeshine e duhur mbremjes poetike kushtuar Naimit te madh. Vec lirikes patriotike krijimtaria e Naim Frasherit u shqua edhe per vargjet qe i thuri natyres dashurise miqesise jetes intime etj. Naim Frasheri lindi me 25 maj 1846 ne Frasher te Permetit. Nderroi jete me 20 tetor 1900 ne lagjen Erenqoj te Stambollit ku edhe u varros.