Acarime të reja Greqi-Maqedoni
Deklarata që ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, bëri në "Zërin e Amerikës", gjatë vizitës së saj të tanishme në SHBA, se Greqia nuk do të pranojë për Maqedoninë asnjë emërtim që do të përfshijë nocionin "Maqedoni", qoftë edhe në formën "Republika e Maqedonisë së Veriut", shkaktoi acarime të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, duke e larguar edhe më tej zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjes greko-maqedonase për emrin që po e mban, nga ana tjetër, Shkupin larg NATO-s dhe BE-së.
Pyetjes së gazetarit se, nëse Greqia do ta pranonte kompozitën (emrin e përbërë) "Republika e Maqedonisë së Veriut" (një nga propozimet e fundit që është hedhur në tryezën e bisedimeve greko-maqedonase që zhvillohen nën kujdestarinë e të dërguarit special të OKB-së, Metju Nimic), a do të thotsh kjo se qeveria greke do të njihte identitetin, kulturën, gjuhën dhe popullin maqedonas si "maqedonas" apo ajo (Greqia) do të vazhdojë të ngulë këmbë te ndonjë zgjidhje tjetër, shefja e diplomacisë greke, Bakojanis, vuri në dukje se "askush nuk dëshiron t‘i ndryshojë emrin dikujt tjetër. "Pra që të jem edhe më e qartë, dua të vë në dukje se Maqedonia është një rajon gjeografik më i gjerë, se 51 për qind e tij i përket Greqisë, 38 për qind Bullgarisë, 37 për qind FYROM-it (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe 1 për qind Shqipërisë. Ky është një rajon që në të kaluarën ka pasur shumë probleme. Që rajoni ynë të jetë i qëndrueshëm, është shumë e rëndësishme që problemet e së kaluarës të groposen e të harrohen dhe jo të nxirren në dritë tani e në vitet e ardhshme", u shpreh znj. Bakojanis. Ajo shtoi se "në Greqi ka 2.5 milionë maqedonas krenarë, ndërkohë që edhe në Bullgari ka njerëz që quhen maqedonas".
Ministrja e Jashtme greke, gjithashtu, i hodhi poshtë si spekulime informacionet e përhapura në media se Greqia, qysh një vit para Samitit të Bukureshtit, e kishte marrë vendimin për përdorimin, në këtë Samit, të vetos ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO. Një pyetjeje tjetër, të bërë nga përfaqësues të Diasporës së Bashkuar Maqedonase në SHBA, se kur Greqia do t‘u japë të drejtat e plota dhe do të njohë plotësisht pakicat kombëtare në Greqi, znj. Bakojanis iu përgjigj, duke vënë në dukje se të gjithë qytetarët evropianë, përfshi edhe ata grekë, gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut e liritë dhe se ato janë të garantuara. Figura nr. 1 e diplomacisë greke, vizita zyrtare e së cilës në SHBA përfshin takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, lidhur me bisedimet në Nju Jork për zgjidhjen e mosmarrëveshjes greko-maqedonase për emrin e Maqedonisë, vuri në dukje se ajo shpresonte se "qeveria maqedonase, më në fund, do t‘i dilte Greqisë në mes të rrugës dhe të dyja palët do të gjenin një zgjidhje kompromisi të pranueshme të ndërsjellë, me qëllim që të dyja palët ta konsideronin veten fituese".
Deklarata e mësipërme e znj. Bakojanis u prit me "këmbët e para" në Maqedoni, ku ministri i saj i Jashtëm, Antonio Milloshovski, midis të tjerave, vuri në dukje se "Maqedonia ka 15 vjet që po tregon gatishmëri që të zgjidhet mosmarrëveshja maqedonase-greke për emrin, por problemi qëndron te synimi grek për ta keqpërdorur këtë çështje për axhendën e fshehtë greke, që ka si qëllim të vërë në dyshim identitetin tonë kombëtar dhe gjuhësor". Shefi i diplomacisë maqedonase, theksoi se "në qoftë se flasim për nacionalizëm e shovinizëm, për të cilin na akuzon neve ministrja e Jashtme greke, mendoj se ato kanë më shumë lidhje me politikën që ndjek Athina". Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Ivica Bocevski, nga ana e tij, lidhur me deklaratën e znj. Bakojanis në "Zërin e Amerikës", theksoi se "historia është shkencë, se ajo u takon atyre që e studiojnë atë në mënyrë shkencore dhe me themel. Ajo që na takon neve si liderë politikë, është të rregullojmë marrëdhëniet e ndërsjella në bashkësinë tonë dhe të ngremë nivelin e jetesës së qytetarëve tanë".