Gjenerali me më shumë dekorata, në burg për përvetësim diamanti
Gjenerali në pension, ish-ndihmës i ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Vladimir Zagorec, që e quante veten "një mi të vogël në procesin e Ali Babës kundër 40 hajdutëve", u dënua, këto ditë, nga Gjykata e Qarkut të Zagrebit me shtatë vjet burg, për shpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare, sipas akuzës që e ngarkon atë më faj se para nëntë vjetësh, kishte marrë nga kasaforta e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë një diamant me vlerë prej të paktën pesë milionë dollarësh. Nëse verdikti gjyqësor konfirmohet, gjeneralit Zagorec do t‘i konfiskohet pasuria e tij me vlerë prej 39.4 milionë kunash kroate, e barabartë me vlerën e gurit të çmuar të përvetësuar nga ai.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Vesna Shkarc-Ozhbolt, vuri në dukje, me rastin e dhënies së dënimit të të akuzuarit, se "vrimat e zeza" që kishin mbetur nga vitet ‘90, po mbyllen një nga një. "Në vitet ‘90, ka pasur një sërë ‘vrimash të zeza‘, por nuk mund ta them me siguri se me këtë rast, ato u mbyllën të gjitha", tha ajo.
Sipas akuzës, gjenerali Zagorec, ndihmës i ministrit të Mbrojtjes, i ngarkuar me furnizimin me armatime të ushtrisë kroate, në shtator të vitit 1993, kishte marrë në dorëzim nga tregtari gjerman Jozef Rothajhner një gur mjaft të çmuar si garanci për pesë milionë dollarët amerikanë që Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë i kishte paguar Rothajhnerit për furnizimin me armatime të ushtrisë kroate. Vladimir Zagoreci, i cili, para luftës, kishte qenë ndihmës-gjeodet, arriti të bëhej një nga njerëzit e rrallë që kishte akses të lirë në depozitat bankare, të destinuara për blerjen e armatimeve, duke u vendosur në një nga postet më të larta të Ministrisë kroate të Mbrojtjes. Ai është dekoruar me 13 urdhra e dekorata, më shumë sesa çdo ushtarak tjetër në historinë moderne të vendit, megjithëse nuk ka qenë në frontin e luftës qoftë edhe një ditë!
Megjithatë, mbrojtja e gjeneralit Zagorec ngul këmbë se ai (Zagoreci) është viktimë e një procesi politik të montuar që e tregojnë edhe deklaratat e pabaza të dëshmitarëve, sipas mbrojtjes, të blerë dhe se trupi gjykues nuk kishte asnjë provë bindëse kundër gjeneralit. Por gjyqi i hodhi poshtë pretendimet e gjeneralit se procesi është montuar, se i gjithë shteti është ngritur kundër tij dhe se ai ishte viktimë e kërcënimeve të një grupi kriminelësh, që i rrëmbyen të birin dhe që, kohët e fundit, i kishin kërkuar atij të paguante tre milionë euro që ata të dëshmonin se ai nuk kishte lidhje me gurin e çmuar.
Gjenerali Zagorec, mbas lëshimit të një mandat-arresti ndërkombëtar, u arrestua në Vjenë, ku jetonte që nga viti 2000 dhe, mbas një viti "lufte" juridike, iu dorëzua Kroacisë, në tetor të vitit të kaluar. Në kohën, kur kundër tij u lëshua mandat-arresti ndërkombëtar, ai kishte pasuri dhe investime me vlerë prej afro 100 milionë eurosh, ndërsa arriti të shiste pronat dhe aksionet e veta në shumë ndërmarrje kroate. Çështjen e diamantit e aktualizoi biznesmeni kroat Hrovoje Petraç, i cili u gjykua për rrëmbimin e të birit të gjeneralit Zagorec. Gjyqi kundër Zagorecit mori një publicitet dhe dramacitet edhe më të madh, pas vrasjes së Ivana Hodakut, të bijës 26-vjeçare së Zvonimir Hodakut, avokat mbrojtës i gjeneralit. Shumëkush e lidhi vrasjen e vajzës së re me procesin gjyqësor kundër Zagorecit, mbrojtjen e të cilit kishte marrë përsipër i ati, Zvonimiri. Por, para rreth dhjetë ditësh, u kap vrasësi i Ivanës, një i pastrehë, për të cilin u provua se e kishte kryer vrasjen në shenjë hakmarrjeje ndaj të atit, i cili, sipas tij, i "kishte prishur jetën".