Bjordi puth Mesidën në buzë
Banorët e nominuar, zgjedhja e Aidës kryefamiljare, tensionet e katër banorëve se kjo mund të ishte java e fundit që jetonin në "Big Brother", kanë qenë diskutimet pas spektaklit të madh të së shtunës. Atmosfera e festës ka vazhduar deri natën vonë, ndërsa janë shfaqur edhe afritë që kanë me njëri-tjetrin. Bjordi ka insistuar të vallëzojë me Adelën, e cila nga ana e saj është munduar të kundërshtojnë përqafimet e Bjordit. Aida dhe Mimoza kanë komentuar se ata të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin, ndërkohë që Arjoni i ka thënë Zhuljetës se e ka xhan Mesidën. Por në dhomën e rrëfimit, Bjordi dhe Mesida janë puthur në buzë, e para puthje në shtëpinë e madhe. Ka ngelur e paqartë nëse kjo puthje ka qenë apo jo shenjë e lindjes së një historie mes tyre.
Dritani zgjedh Aidën
Kësaj radhe kujdestare e shtëpisë apo kryefamiljare është zgjedhur Aida. Kjo, jo me votimin e banorëve të tjerë, por me zgjedhjen e Dritanit. Ka qenë Vëllai i Madh që e ka "detyruar" Dritanin, kujdestarin e mëparshëm, të zgjedhë banorin që do të administronte buxhetin për javën në vazhdim e që përveç kësaj, nuk do të mund të nominohej nga banorët e tjerë. Pasi është menduar pak, Dritani ka thënë emrin e Aidës. Zgjedhja e Dritanit bëri që Arjoni ta nominonte, duke e arsyetuar veprimin e tij me mendimin se Dritani duhet të kishte zgjedhur Zhuljetën. Më pas, jashtë në oborrin e shtëpisë Arjoni i ka thënë Aidës se Dritani i kishte bërë një dhuratë të paparë.
"Dhe më duan, dhe më nominojnë"
Kështu ka thënë Adelajda, duke komentuar sjelljen e banorëve dhe rezultatet e nominimit. Dritani i ka thënë se ajo duhet të ishte shumë e sigurt që ai nuk e kishte nominuar dhe Adelajda i është përgjigjur se e dinte. Më pas, duke diskutuar me Adin e Republikën, ajo ka thënë se banorët e shtëpisë kishin njëqind fytyra. Republika i ka thënë se kjo ishte një gjë për të cilën ajo nuk duhej të habitej. Ndërsa Adi është përpjekur ta ngushëllojë. Lidhur me nominimin e saj nga banorët dhe veprimet e tyre pas kësaj, ai i ka thënë Adelajdes se ata mundoheshin të fshiheshin pas kësaj sjelljeje.
"Zysha, personazh i fortë"
Aida ka komentuar me Dritanin arsyen që ai kishte ndjekur për ta zgjedhur atë kujdestare të shtëpisë. Ajo i ka thënë se përgjigjja e tij ishte e bukur, por ajo, në vend të tij, do të kishte thënë se donte të zgjidhte banorin x, sepse nuk donte që ai të nominohej. Më pas ata, duke kërcyer, kanë biseduar për Adelajden. Dritani ka thënë se "zysha", që s‘ta mbushte syrin, ishte bilbil nga goja. Jo vetëm kaq, por sipas tij kishte krijuar një figurë. Ai ka cilësuar se kjo ka ndodhur që pas kërcimit të shtunën e kaluar. "Është bërë personazh i fortë!", ka thënë ai. Aida i është përgjigjur se ia kishte thënë këtë gjë dhe se po i vinte mirë që, më në fund, ai i kishte kuptuar fjalët e saj.
"Adelës i pëlqen Bjordi"
Mimoza dhe Aida, pasi kanë folur për nominimet, kanë diskutuar edhe në lidhje me Adelajden dhe Bjordin. Të dyja kanë qenë të të njëjtit mendim që Bjordi e pëlqen Adelajden e po ashtu edhe kjo e fundit Bjordin. Ato kanë komentuar sjelljen e Adelës dhe përpjekjet e saj për të mos e shfaqur hapur pëlqimin ndaj tij, përpjekje që sa shkon e po rezulton e pasuksesshme. "Unë e kam kuptuar nga vështrimi i saj, ka thënë Aida, e po ashtu nga përpjekja për të qenë gjithmonë e bukur".
Debati Aida-Qetsori
Duke diskutuar për nominimet, Aida i ka thënë Qetsorit se nuk e kishte nominuar dhe, po ta kishte bërë këtë, do t‘ia thoshte sepse nuk kishte frikë. Qetsori ka thënë se nuk e kuptonte se kush nga banorët mund të mendonte se ai luante pisët, por ai nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë, ai luftonte hapur, madje nuk e sulmonte tjetrin kur ky i fundit ishte i dobët, por kur ishte i fortë. Aida i është përgjigjur se edhe ajo ia kishte kthyer me të njëjtën monedhë, sepse ajo nuk trembet jo vetëm prej tij, por prej asnjërit nga banorët e shtëpisë. Aida shtoi se nëse Qetsori donte ta nominonte, le ta bënte, ajo ishte e sigurt që në mos ai, dikush tjetër do ta nominonte dhe kjo sepse, sipas saj, ajo ishte e vetmja që nuk bënte lajka. Qetsori e ka sfiduar të tregonte hapur se cilin nga të nominuarit donte që të dilte nga shtëpia. Ajo ka thënë vetëm se donte Liritën në shtëpi. Qetsori ka thënë se ai "do t‘ia hante kokën" në finale, por Aida nuk ka pranuar dhe duke përdorur shprehjen e tij, ka thënë se në finale mund "t‘ia hante kokën" vetëm ndonjëri prej atyre që këtë javë nuk ishin nominuar. Qetsori e ka pyetur sërish se kë do të donte jashtë mes tij dhe "zyshës" këtë të shtunë dhe ajo i ka thënë se, meqenëse atë e shihte më të fortë se "zyshen", do të donte që kjo e fundit të dilte para tij, sepse Qetsorin donte ta ruante për më vonë. Sipas Aidës, Qetsori ishte për t‘u pasur frikë më tepër se Adelajda, pasi ai nuk ruhej nga asgjë dhe nuk kishte asgjë për të humbur.
"Mesidën e kam shumë xhan"
"Mesidën e kam shumë xhan", i ka thënë Arjoni Zhuljetës, ndërsa bisedonin bashkë, të shtrirë në divanin e zonës së ndenjes. Fillimisht Zhuljeta i ka thënë se nuk i interesonte fare nëse ai e kishte apo jo xhan, por pastaj ka pranuar se edhe asaj i pëlqente. Sipas të dyve, Mesida është e çiltër, e hapur, pa komplekse. Ajo nuk ishte treguar e rezervuar si ata, e kishte jetuar javën më shumë sesa ata, ishte "hedhur në turmë" pa frikë, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse, ndryshe nga ç‘thoshte, ajo i njihte mirë ata dhe situatën. Ata ranë dakord edhe me këtë të fundit, pra me faktin që ajo e ka ndjekur "Big Brother"-in. Sipas tyre është krejtësisht absurde dhe jo logjike që të aplikosh për një program e pastaj të mos e ndjekësh. "Unë do t‘ia jap të gjithë kohën që i nevojitet", ka shtuar Zhuljeta, duke nënkuptuar që nuk do ta nominonte ende.
"Nuk mund të bëhem egoiste"
Duke folur me Dritanin, për të dashurin që ka jashtë shtëpisë së "Big Brother", Aida i ka treguar atij arsyet përse kishin vendosur të krijonin një distancë me njëri-tjetrin. Ajo ka thënë se ai kishte shumë mundësi të ecte përpara dhe ajo ishte e sigurt për këtë, sepse ishte rritur me të dhe e njihte shumë mirë. Sipas Aidës, gjithë dyshimet që ai kishte, vinin pikërisht sepse Aida ishte në jetën e tij. Ajo donte që ata të rrinin bashkë, sepse kështu duhej të ishte e jo thjesht për faktin se ishin mësuar të rrinin bashkë ngaqë kishin gjithë kohën që e bënin. Aida ka shtuar se ajo e donte shumë, prandaj donte më të mirën për të. Në fakt, edhe ajo vetë nuk kishte qenë e gatshme "të mblidhte plaçkat" e të shkonte atje ku ishte ai. Ajo tani po investonte për shkollën, për punën, pra po ndërtonte një jetë të vetën. Megjithatë, arsyeja kryesore që e kishte shtyrë atë të largohej ishte që të mos ia kufizonte jetën të dashurit të saj, i cili në Shqipëri nuk kishte asgjë, përveç asaj. Ai kishte bërë shumë për të e ajo nuk donte të ishte egoiste. Siç ka thënë dhe ajo vetë, fakti që ajo ishte mësuar ta kishte larg gjatë gjithë kohës, e kishte ndihmuar të mos e kishte problem qëndrimin e vetme në shtëpinë e "Big Brother".
Qetsori fle jashtë
Qetsori ka vendosur të flejë jashtë, pasi sipas tij kishte pirë aq shumë, sa po të flinte brenda në shtëpi, do të ndihej shumë keq. Banorët fillimisht i thanë se mund të ftohej, por pastaj, kur e panë se ai e kishte ndarë mendjen, nuk e ngacmuan më. Ai e ka nisur shumë herët ditën e parë të tij si i nominuar, duke u zgjuar i pari nga banorët e tjerë të shtëpisë. Më pas ka larë enët, ka pastruar kuzhinën, ka rregulluar sallonin dhe është kujdesur për lulet.
Djemtë-taksi
Që në mëngjes, djemtë-taksi janë paraqitur në dhomën e gjumit të vajzave. Pasi u kanë uruar 8 Marsin, ata kanë qenë gati për t‘u vënë në shërbim të tyre. Ata i kanë çuar vajzat në të gjitha vendet ku kanë dëshiruar të shkojnë dhe ato nga ana e tyre nuk kanë humbur asnjë rast për të shfrytëzuar shërbimin. Loja ka shkaktuar të qeshura të mëdha, por edhe paksa lodhje për djemtë që "kanë protestuar", duke thënë se do të bënin grevë transporti.
Buxheti
Përpara se të niste hartimin e listës së ushqimeve dhe artikujve të tjerë që do të porositnin për javën, Aida ka pasur dy përplasje. Fillimisht me Republikën, që i kërkoi të ulej para tavolinës, siç qe bërë zakon nga kryefamiljarët e mëparshëm, pozicion ky krejt i papërshtatshëm për veshjen e Aidës. Ajo nuk hezitoi t‘ia vinte këtë në dukje Republikës, që nga ana e saj iu përgjigj se nuk ia kishte thënë me të keq. Përplasja e dytë ishte me Qetsorin. Si rregull, i vendosur ky nga Vëllai i Madh, gjatë momentit të diskutimit të buxhetit, të gjithë banorët duhet të jenë të pranishëm. Qetsori e theu këtë rregull. Ndërsa Aida ishte duke lexuar letrën e Vëllait të Madh, ai u ngrit për të vënë te frigoriferi fotografinë e Pavlinit, duke komentuar se ky ishte një premtim që ai i kishte bërë atij. Aida i tha se këtë gjë ajo e merrte si mungesë respekti nga ana e tij dhe Qetsori iu përgjigj se mund ta merrte si të donte.