Ne dhe raportet ndërkombëtare për krimin e organizuar
Këto katër-pesë muajt e fundit kanë qenë të mbushur me publikimet e raporteve periodike të organizmave dhe partnerëve tanë perëndimorë për situatën në Shqipëri. Vend të rëndësishëm në to zinin problemet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Por për çdo raport të publikuar, shikoje dy qëndrime të ndryshme.
1.
Qeveria qëmton rreshtave të paragrafëve fjalët pozitive dhe e konsideron raportin sukses të saj. Nxitimthi ngrihen pasarelat për paradën e radhës së sukseseve, për të ekspozuar shkatërrimin e qindra bandave të krimit të organizuar, për "vendin më të sigurt në rajon e më gjerë"; "për reformat historike"; për ndalimin e trafiqeve me Italinë, duke harruar që këto nuk janë rezultat vetëm i punës së policisë, por edhe rrjedhojë e masave "jopolicore" të moratoriumit, që ndaloi lundrimin e mjeteve motorike etj., etj. Kësaj i thonë të mburresh se nuk ke aksidente rrugore, në një rrugë ku ke ndaluar qarkullimin e automjeteve!!!
Kur një miku im i huaj, me sarkazëm, më tha se kur të merren vesh këto rezultate, ka shumë mundësi që selia e Interpolit dhe Europolit të vendosen në Tiranë, m‘u kujtua një histori lejfeniane e viteve ‘80: Një çoban e kishin bërë Hero të Punës Socialiste, sepse kishte rrezikuar jetën për të shpëtuar dy dele, që po mbyteshin në lumë. Për dhënien e dekoratës vajti një ekip i madh nga Tirana, për ceremoninë e të cilëve u ther gjysma e kopesë. Një miku im, i mërzitur, atëherë më tha: "Deri tani budallallëkun e kishim brenda zonës, tani e mori vesh gjithë Shqipëria".
2.
Opozita gjen kritikat dhe i quan shuplakë për qeverinë, por instrumentet kushtetuese të thirrjes në interpelancë të titullarëve të institucioneve përgjegjëse apo ngritjen e komisioneve hetimore i konsideron të panevojshëm. Konferencat e shtypit zëvendësojnë analizat e thelluara për nxjerrjen e shkaqeve, përgjegjësive dhe detyrave për përmirësimin e gjendjes. Sharjet, akuzat, fyerjet vazhdojnë çdo ditë të hënë dhe të enjte, në orën e diskutimeve të lira në Parlament, duke u ricikluar pambarimisht.
Presidenti i Republikës, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pas çdo tragjedie konstaton se strukturat ekzekutive nuk e kanë informuar dhe nga maja e Olimpit kërkon respekt për heshtjen e tij.
Në debatet televizive flitet për çdo gjë, që nga mundësia e jetës në planetin Mars, deri te konflikti në Ruanda, por për këtë problematikë flitet shumë pak, për të mos thënë aspak. Vetëm "Fiks Fare" dhe ndonjë tjetër vazhdon me kurajë dhe profesionalizëm misionin e tij, duke zëvendësuar SHISH, Prokurorinë, Policinë, Kontrollet dhe Auditimet e Shtetit.
Qytetari i thjeshtë, i mbytur në hallet e mbijetesës ekonomike, shikon i habitur, i trullosur, indiferent. Pleqtë dhe plakat e lumit të Vlorës, këta "trafikantë të rrezikshëm", të mbyllur në burgje, presin ndonjë amnisti a falje për të ndihmuar nipërit e mbesat jetimë.
3.
Prononcimet e fundit politike të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme për punën e Policisë së Shtetit rreth këtyre raporteve, bëhen shqetësuese kur pretendohet ligjërisht se ky institucion është i depolitizuar dhe ka strukturat e tij të komunikimit me publikun. Ata i japin vetëm ngarkesë negative policisë, sidomos tani para fushatës elektorale, kur janë ngritur jo pak dyshime e pasiguri për rolin e saj gjatë kësaj fushate.
Tani të vijmë te Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, i cili thotë: "Shqipëria është vend tranzit i heroinës afgane që vjen nga Azia Qendrore me destinacion Evropën Perëndimore"; "Kanabisi vazhdon të prodhohet në Shqipëri, për të furnizuar tregun e Evropës"; "Shqipëria, për shkak të kufijve jo të menaxhuar mirë, mbetet vend tranzit për kalimin e drogave të tjera"; "Burimi më i madh i aktiviteteve kriminale në vend janë trafikimet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi"; "Shqipëria vazhdon të jetë një burim për trafikun e qenieve njerëzore"; "Portet e Shqipërisë në Adriatik dhe kufijtë porozë të vendit, së bashku me keqfinancimin, keqmenaxhimin e sigurisë së kufijve dhe kontrolleve doganore, si dhe një polici jo e plotë, e kthen vendin në një ndalesë atraktive për trafikantët që lëvizin ngarkesat drejt Evropës Perëndimore"; "Shqipëria ka një infrastrukturë të dobët policore"; "Kufijtë nuk menaxhohen e kontrollohen mirë".
Më keq nuk ka se ku të shkruhet. Përgjegjësit mund të justifikohen se DASH i ka të dhënat të vjetra e të paazhornuara, por po u rikujtoj se, pothuajse të njëjtat shqetësime ngre edhe Progres-Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2008 dhe Raporti Vjetor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për vitin 2008. Dikush, me të drejtë mund të thotë: "Mirë zotëri, këto i kemi lexuar, por na thuaj pse". Ndaj po paraqes disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje:
-Mungesa në kapacitetet institucionale për konceptimin e dukurive kriminale, parandalimin dhe goditjen e tyre.
-Masakra në personelin e policisë. Largimi i mbi 3 mijë specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me individë që nuk kanë asnjë lidhje me policinë, madje përkundrazi.
-Mungesa e shfrytëzimit të mjeteve dhe pajisjeve në përdorim. Megjithëse janë harxhuar qindra milionë euro nga donatorë të ndryshëm për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të agjencive të specializuara për luftën kundër krimit të organizuar, rezultatet nuk i justifikojnë këto shpenzime. Misioni PAMECA II, në përfundim të mandatit të tij, i rekomandon Komisionit Evropian: "Përpara se të rritet sasia e pajisjeve teknike, pajisjet ekzistuese duhet të përdoren dhe të mirëmbahen siç duhet".
-Largimeve u shtohet edhe rotacioni jashtëzakonisht i lartë dhe i pamotivuar i personelit.
Ja ç‘thonë tri raportet e fundit të partnerëve ndërkombëtarëve:
"Në Polici ka pasur shumë raste, sidomos në fushën e emërimeve dhe largimeve, ku vendimet janë marrë nga instanca të larta politike. Shuma të mëdha të parave të donatorëve janë shpenzuar për të trajnuar shumë zyrtarë të policisë, vetëm për të parë më pas se si këta persona janë larguar dhe janë zëvendësuar nga njerëz të rinj" (OSBE - tetor 2008/fq.4-5).
"Transferimi i policëve oficerë në bazë kualifikimi dhe eksperience, nxori në pah mangësi të dukshme, veçanërisht në departamentet e specializuara... praktika e lëvizjes së stafit të kualifikuar dhe trajnuar më parë nga postet përkatëse është duke dhënë ndikimin e saj në policinë shqiptare" (Progres-Raporti - nëntor 2008/fq.57).
"Mes viteve 2005-2006, pothuajse 90% e shefave të pikave kryesore kufitare u transferuan ose u zëvendësuan. Në shumë raste, personeli i ri nuk kishte përvojë të mëparshme, kualifikimin e duhur, apo një ide të qartë të funksionimit të kufirit". (Departamenti Amerikan i Shtetit - shkurt 2009/ fq.117).