Zhdukja e Remzi Hoxhës, shikasit humbasin kujtesën
Ka vijuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda pyetja e ish-punonjësve të SHIK-ut përgjatë viteve 1992-1996, për të hedhur dritë mbi rrëmbimin e trefishtë me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Pesë prej tyre, mes të cilëve edhe ish-kryetari i SHIK-ut të Lezhës, apo edhe personi që arkivonte dokumente në qendrën SHIK-ut, janë paraqitur në gjykatë, duke iu përgjigjur jo vetëm prokurorit, por edhe pyetjeve të gjykatësve. Me gjithë insistimin e prokurorit për të mësuar prej Aleks Hasanit, ish-drejtues i SHIK-ut në Lezhë, se si funksiononte dega e Vainit, dëshmitari tha se nuk dinte gjë, pasi sipas tij kjo bazë e shërbimit sekret nuk varej nga ai. Po ashtu, nuk dinin gjë dhe nuk mbanin mend se si ishin informuar mbi rrëmbimin e Avdyl Leshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës edhe dëshmitarët e tjerë, njëri prej të cilëve pohoi se kishte qenë me pushime gjatë asaj kohe. Në gjykatë ka dëshmuar për torturat çnjerëzore dhe rrëmbimin e Remzi Hoxhës ish-roja e Vainit, por edhe një agjent i SHIK-ut në Tiranë, si edhe Fatos Klosi.