E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlande denohet me 10 vjet burg botuesi

Në Tajlandë një botues reviste është dënuar me dhjetë vjet burg pasi ka ofenduar familjen mbretërore, sipas ligjit që është në fuqi.
Botuesi revistës “Zëri i të shtypurve, një revistë kjo që i qëndron besnike ish kryeministrit në ekzil Thaksin Shinatra, u shpall fajtor pasi në vitin 2010 kishte botuar një shkrim ku ofendohej mbreti Abdulej.
Prokuroria e përgjithshme deklaroi se në artikull personazhi i krijuar i ngjante shumë mbretit.
“Na vjen keq që nuk mundëm të vërtetojmë se ai nuk kishte ndërmend të ofendonte mbretin. Gjykata e mori vendimin, do e pranojmë por do të apelojmë.
Diskutimet rreth rolit të monarkisë janë të ndaluara ën Tajlandë dhe uebsajtet që merren me këtë temë shpesh mbyllen.
Mbreti 85 vjecar i cili që nga viti 2009 ndodhet nën kujdes mjekësor shihet gati si i shenjtë nga populli i tj. Ndërkohë aktivistët e të drejtave të njeriut në vend akuzojnë se ligji është bërë vetëm për të mbrojtur elitën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›