E Diel, 1 Nëntor 2026

Ada për “Guinnes”, 23 gola brenda, 0 jashtëKS Ada është makina e golave në dhjetë javët e para të Kategorisë së Parë: 23 gola

Rrjetet sociale:

KS Ada është makina e golave në dhjetë javët e para të Kategorisë së Parë: 23 gola, duke pasur edhe prodhimtarinë më të madhe në dy kompeticionet më të të rëndisishme të futbollit shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.

Fitoret e bujshme të skuadrës velipojake të drejtuar nga Kreshnik Krepi, si ato 7-1 me Skraparin, 5-0 me Partizanin,  5-1 me Sopotin e Librazhdit, 4-0 me Bilisht Sportin kanë qenë mbresëlënëse për nga bollëku i golave.

Por, kontrasti është me të vërtetë tronditës për Adën kur flitet për ndeshjet në transfertë. Shifrat janë kokëforta: në pese ndeshje jashtë Velipojës, Ada nuk ka mundur të shënojë qoftë edhe një gol të vockël: 0 gola në 450 minuta, dhe të mendosh se Përfati, me 7 gola të realizuar – të gjithë në shtëpi - është golashënuesi i dytë më i mirë i Kategorisë së Parë, pas Dorian Bubeqit të Lushnjës, 9 gola.

NDESHJET E KS ADA
SEZONI 2009-2010

07/11/2009, KS Ada Velipojë     5-1     KS Sopoti Librazhd  
31/10/2009, KS Bylis Ballsh    2-0    KS Ada Velipojë  
24/10/2009, KS Ada Velipojë    7-1    FK Skrapari  
17/10/2009, KS Elbasani    2-0    KS Ada Velipojë  
04/10/2009, KS Ada Velipojë    4-0    Bilisht Sporti  
26/09/2009, FK Gramshi    1-0    KS Ada Velipojë  
19/09/2009, KS Ada Velipojë    5-0    KF Partizani  
12/09/2009, KS Lushnja    2-0    KS Ada Velipojë  
02/09/2009, KS Ada Velipojë    2-1    KS Burreli  
29/08/2009, KS Dajti Kamzë    1-0    KS Ada Velipojë
Numri i klikimeve - 3171
  E Hene, 09 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›