Dinamo, kampione e fazës së parëDinamo në dhjetë javët e para ka grumbulluar 26 pikë: 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje, duke qenë e skuadra e vetme pa humbje deri tani.

Rrjetet sociale:
Dinamo, 17-herë kampione e Shqipërisë, me fitoren ndaj Besës (1-0) në javën e 10-të, e teta në dhjetë javë e këtij sezoni, u shpall edhe kampione e fazës së parë, pavarësisht ndeshjes së fundit të kësaj faze me Apoloninë në kryeqytet.
ASNJE HUMBJE
Dinamo në dhjetë javët e para ka grumbulluar 26 pikë: 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje, duke qenë e skuadra e vetme pa humbje deri tani.
FITORET
Dinamo ka fituar 8 ndeshje nga 10 ndeshjet që pasur në dispozicion. Katër prej tyre janë realizuar në shtëpi dhe katër janë regjistruar në transfertë. Fitorja më e thellë është ajo kundër Gramozit: 4-0 (java e 9-të).
TRANSFERTAT
Dinamo është edhe “mbretëresha” e pikëve të grumbulluar në transfertë: 14 pikë në 6 ndeshje. Në shtëpi ka marrë maksimumin e pikëve: 4 ndeshje, 4 fitore, 12 pikë.
GOLAT
Dinamo është skuadra që ka shënuar më shumë gola: 18; 9 në shtëpi dhe 9 në transfertë. Dinamo është skuadra që ka shënuar më shumë gola në transfertë. Golaverazhi i Dinamos është +14, 18 gola të shënuar, 4 të pësuar (mbrojtjen më të mirë e ka Besa, 3 gola të pësuar).
Numri i klikimeve - 3168
E Hene, 09 Nentor 2009