E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, KS Besa – KS Dinamo 0-1Blutë e Shkëlqim Muçës, tashmë në kuotën e 26 pikëve, krijuan një diferencë të qartë prej 8 pikësh në dhjetë javët e para ndaj vendit te dyte

Rrjetet sociale:

Falë një goli të mrekullueshëm të realizuar nga argjentinasi Rafael Alfredo Soza në minutën e 20-të, Dinamo triumfoi 1-0 ndaj në transfertën ndaj Besës në Kavajë. Blutë e Shkëlqim Muçës, tashmë në kuotën e 26 pikëve, krijuan një diferencë të qartë prej 8 pikësh në dhjetë javët e para të këtij edicioni të Kategorisë Superiore me vendin e dytë, që mbahet po nga Besa.

Takimi përmbyllës i javës së 10-të Kategorisë Superiore dhuroi shumë emocione në stadiumin “Besa”, jo vetëm për faktin se përballë njëra-tjetrës ishin dy formacionet më të mira të këtij fillimisezoni - Dinamo, vendi i parë; Besa, vendi i dytë – por 90 minutat panë një penallti të humbur nga kapiteni i Besës, Bledar Mancaku, e dy gola të anuluar të kavajasve nga gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci.

“Shumkombëshja” Dinamo – pati 5 lojtarë të huaj në 11-shin e parë – ishte më e qartë taktikisht, pavarësisht se ishte Besa ajo që dominoi në treguesin e goditjeve nga këndi 8:1, çka reflekton në një farë mënyre edhe presionin e ushtruar nga verdhezinjtë Shpëtim Duros.

Rafael Soza shënoi një gol të zgjuar në minutën e 20-të, teksa argjentinasi pasi “dribloi” mbrojtjen e Besës me një lëvizje të bukur me trup e “shigjetoi” sferën pikërisht atje ku Orges Shehi, portieri më i mirë i kampionatit (3 gola të pësuar) nuk mund ta bllokonte dot.

Në minutën e 44-t ishte edhe momenti më i mirë për Besën. Mbrojtësi Putinçanin preku topin me dorë, pas një presioni të jashtëzakonshëm në rritje të Besës dhe ndërkombëtari Sokol Jareci dha një penallti.

Kapiteni i Besës, Bledar Mancaku, u shfaq te pika e bardha, por goditja e durrsakut u grushtua nga portieri i Dinamos, Hoxha, i cili u paraqit si një zëvendësues i denjë i titullarit Elvis Kotori, i pezulluar në këtë takim për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Dinamos.

Pjesa e dytë ishte një dialog i gjatë i repartit ofensiv të Besës me murin mbrojtës të Dinamos, por goli i shumëkërkuar nga Besa (Dhëmbi realizoi një gol të anuluar me dorë) nuk u shënua kurrë. Besa pësoi humbjen e dytë rresht në kampionat, pas asaj të pësuar një javë më parë nga Kastrioti i Krujës (gol i minutës së fundit i realizuar nga Abazaj), duke ndierë tashmë fort presionin e kampiones në fuqi, Tiranës, që nga ana e saj ka vetëm një pikë më pak, 17. Po kaq pikë ka dhe Apolonia e vendit të tretë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10

07/11/09
Apolonia-Kastrioti 2-3
Hadzibulic 28’, Kaçi 56’ / Abazaj 42’, Turdiu 63’, Grizha 90’

07/11/09
Tirana Shkumbini 2-0
Sefa 52’, Sefa 57’
  
07/11/09  
Gramozi-Teuta 2-0
Sadiku 17’, Sadiku 25’  

08/11/09
Flamurtari-Laçi 0-0

08/11/09  
Skënderbeu -Vllaznia 1-1  
Lako 90’+1 / Balaj 49’

09/11/09
Besa-Dinamo 0-1
/ Soza 20’

RENDITJA

1    KS Dinamo         10    26
2    KS Besa        10    18
3    KS Apolonia    10    17
4    KF Tirana        10    17
5    KS Teuta        10    15
6    KS Kastrioti    10    15
7    KS Skënderbeu    10    11
8    KS Shkumbini    10    11
9    KS Gramozi        10    10
10    KF Laçi        10    9
11    KS Flamurtari    10    9
12    KS Vllaznia    10    8

Numri i klikimeve - 3165
  E Hene, 09 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›