Nga Shvarceneger te Katler, një histori muskujshXhej Katler është dhe kampioni i vitit 2009 në kampionatin e më të mëdhenjve, “Olimpia”.

Rrjetet sociale:
Badibildingu është procesi i rritjes maksimale të muskujve përmes kombinimit të trajnimit me pesha të rënda, kalorive të mjaftueshme dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me stërvitjen e sportistëve. Badibilderët tregojnë fizikun e tyre në një panel të përbërë nga gjyqtarë, që vendosin për dhënien e pikëve në bazë të paraqitjes estetike të sportistëve. Muskujt e badibildërve janë të lyera me vaj dhe nën efektin e lojës së dritave ato bëjnë dallimin e grupit të muskujve. Badibilderët më të famshëm janë Arnold Shvarceneger, Dorian Yates, Lou Ferigno, Franko Kolumbu, Frank Zane, Li Hanej, Ronie Koleman dhe Xhej Katler. “Vitet e hershme” të Badibildingut konsiderohet periudha 1880 deri në vitin 1930.
Babai i badibildingut modern konsiderohet një prusian (perandoria e dikurshme gjermane) i quajtur Eugen Sandou, në fund të shekullit XIX. Ai vlerësohet edhe si pionieri i këtij sporti, pasi ai lejonte publikun të shijonte shfaqjet e tij të muskujve. Sandou u bë shumë popullor me shfaqjet e tij dhe arriti ta kthejë në biznes famën e tij, madje krijoi edhe pajisjet e para të ushtrimeve duke u vendosur atyre si markë emrin e tij. Sandou njihej për fizikun e tij perfekt, ndërsa ai e quante veten e tij si një kopje të statujave antike greke dhe romake. Gara e parë e badibildingut u organizua më 14 shtator 1901 në “Royal Albert Hall” në Londër dhe u quajt “Great Competetion” (Kompeticioni i madh) dhe në të morën pjesë Eugen Sadou, Çarls Levis dhe Artur Dojl.
Statuja prej bronzi, e cila iu dha fituesit, paraqiste një skulpturë të Sandout të realizuar nga Frederik Pomeroi. Festivali më prestigjioz i badibildingut sot është “Mr.Olympia”. Më 16 janar 1904, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, u mbajt kompeticioni i parë i madh. Fituesi ishte Al Treloar i cili u deklarua si “Burri me trupin më perfekt të zhvilluar në botë” duke fituar edhe një shumë prej 1000 dollarësh, një sasi parash të rëndësishme për atë kohë. Badibilderë të famshëm janë edhe Irl Liderman, një shkrues i disa librave instruktues për badibildingun, Seigmund Brejtbart (çifut), Maksik (një pionier i artit të pozimit), por dhe Alan Mid, i cili u bë një kampion i madh i sportit të muskujve edhe pse kishte humbur një këmbë në Luftën e Parë Botërore.
Xhej Katler është dhe kampioni i vitit 2009 në kampionatin e më të mëdhenjve, “Olimpia”.
Numri i klikimeve - 3162
E Hene, 09 Nentor 2009