E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga: 10 javë, 10 detajeVllaznia e Shkodrës në këto 10 javë, është skuadra që ka pësuar më shumë humbje: 6

Rrjetet sociale:

Kur ka mbetur për tu luajtur edhe java e 11-të e fazës së parë të Kategorisë Superiore, me një tjetër “finale ta parakohshme”, Dinamo-Apolonia (në kryeqytet),  dhjetë javët e para të Kategorisë Superiore japin një panoramë interesante statistikash.

1 - Dinamo në dhjetë javët e para ka grumbulluar 26 pikë: 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje, duke qenë e skuadra e vetme pa humbje deri tani.

2 - Flamurtari është skuadra që ka fituar më pak ndeshje në shtëpi: 1 nga 5 ndeshjet e luajtura në stadiumin e Vlorës, 5 pikë të grumbulluara.

3 - Teuta e Durrësit është skuadra e vetme që nuk e njeh barazimin në këto 10 javë: 5 fitore, 5 humbje; 15 pikë.

4 - Kastrioti i Krujës në 10 javët e para është skuadra që ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar po 10 gola. Kë këto 10 javë: 4 fitore, 3 barazime, 3 humbje; 15 pikë.

5 -Vllaznia e Shkodrës në këto 10 javë, është skuadra që ka pësuar më shumë humbje: 6. Skuadra shkodrane renditet e fundit me vetëm 8 pikë nga 24 të mundshme.

6- Nga 12 skuadra që ka Kategoria Superiore, vetëm 4 prej tyre kanë golaverazh pozitiv: Dinamo (+14), Besa (+4), Apolonia (+6) dhe Tirana (+2). Kastrioti e ka diferencën 0 (10:10). Shtatë skuadrat e tjera e kanë golaverazhin negativ: Skënderbeu (-1), Teuta (-2), Shkumbini (2), Laçi (-2), Flamurtari (-6),  Vllaznia (-6) dhe Gramozi (-7).

7- Pesë skuadra: Laçi, Shkumbini, Vllaznia, Skënderbeu dhe Gramozi nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje në transfertë.

8 - Barazimin në transfertë nuk e njohin 3 skuadra: Tirana, Teuta dhe Skënderbeu.

9 - Duke parë vetëm tri ndeshjet e fundit. Tirana është e vetmja skuadër që i ka fituar 3 ndeshjet e fundit. Flamurtari ka barazuar në tri ndeshjet e fundit.

10 - Skënderbeu është e vetmja skuadër që nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë: 4 ndeshje, 4 humbje. Vllaznia e Shkodrës dhe Gramozi i Ersekës kanë marrë nga 1 pikë.
Numri i klikimeve - 3169
  E Hene, 09 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›