E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ada shpërfytyron Skraparin, Bylisi fiton në Gjirokastër

 

Sërish një fitore tenistike për Adën e Velipojës. Këtë herë kanë qenë skraparllinjtë ata që kanë pësuar një goleadë të vërtetë, plot 7 gola. Katër javë në parë vendasit mundën Partizanin 5-0, rezultat që u duk mjaft i çuditshëm, por me fitoren e djeshme Ada tregoi se është një skuadër shumë e fortë në shtëpi. Në takimet e tjera bie në sy fitorja jashtë fushe e Bylisit në Gjirokastër dhe konfirmimi i kreut të renditjes nga Elbasani. Fitore sigluan edhe Besëlidhja ndaj Bilishtit dhe Turbina ndaj Sopotit. Nesër luhet takimi i fundit i kësaj jave, Pogradeci-Partizani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›