Shkodër, aksion për tregtinë e gazit
SHKODER – Ardhja e dimrit shton rrezikun nga tregtia e pakontrolluar e gazit, naftës dhe nënprodukteve të saj. Prefektura e Shkodrës ka ndërmarrë një nismë për të kontrolluar situatën aktuale në rang qarku, jo vetëm sa i përket kushteve të sigurisë, por edhe parametrave teknikë, saktësisë së peshës së tregtimit etj. Mësohet se Institucioni i Prefektit ka hartuar një plan veprimi dhe janë organizuar grupet e punës për kontrollin e këtij aktiviteti në të gjithë territorin e Shkodrës. Brenda një kohe të shkurtër është bërë e mundur që të kontrollohen subjektet që tregtojnë gaz apo dhe karburante. Pas gjetjes së mangësive së këtyre kushteve janë gjobitur 10 subjekte, 59 të tjera janë paralajmëruar, ndërsa 4 të tjera janë mbyllur pasi u cilësuan me rrezik për komunitetin duke qenë pranë zonave të banuara. r.d