E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato mbron titullin e kampionit të botës

 

Kreshnik Qato ka mbrojtur titullin e kampionit të botës wBF në peshën e mesme përballë italianit Fabio Lixheri duke fituar ndaj këtij të fundit me pikë të plota pas verdiktit unanim të gjyqtarëve. Dueli u zhvillua dje në mbrëmje në ringun gjerman të Desaut. Sikurse kishte premtuar, Qato nuk i zhgënjeu mijëra tifozë kuqezinj, të pranishëm në arenën gjermane të “Anhalt Arena”. Mbrëmja u organizua nga promotori prestigjioz gjerman “SES Boxing”. Me fitoren e arritur dje në mbrëmje ndaj kundërshtarit italian Lixheri, boksieri i mirënjohur shqiptar, numëron aktualisht në ringun profesionist 21 fitore, nga të cilat 4 të mbyllura para kohe me nokaut, gjashtë humbje dhe 0 barazime. Për Kreshnik Qaton kjo ishte mbrojtja e tretë e brezit të ËBF. Kreshnik Qato nuk njeh humbje prej 16 tetorit të 2004-ës, ku takimi i fundit i fituar prej tij është ai ndaj hungarezit Zoltan Surman. Një mbështetje të madhe për këtë sfidë, por edhe për të mëparshmet në ringun profesionist ka dhënë për Kreshnik Qaton, promotori i tij Ylli Ndroqi. Tashmë Qato do të synoj për një titull edhe më të rëndësishëm në ringun profesionist pas triumfit në ËBF. Kampioni i rikonfirmuar si dhe promotori i tij, Ndroqi ia dedikuan fitoren të gjithë shqiptarëve. Përveç mijëra tifozëve, në radhët e para të ringut të Lajpcigut ishte e pranishme edhe një përfaqësi e ambasadës shqiptare në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›