Vlorë, oficeri gjyqësor rreh fqinjin
VLORE – Oficeri i policisë gjyqësore godet fqinjin e tij pas grindjes për fillimin e punimeve në ndërtesë. Ali Dauti, i cili përfundoi me plagë në spital, akuzoi shtetasin Bujar Madani se kishte ushtruar dhunë mbi të. Nga hetimet e kryera prej policisë dhe dëshmisë së të lënduarit, shkak i konfliktit të dhunshëm u bënë punimet që Dauti po kryente bashkë me një punëtor ditën e djeshme. Sipas Dautit, ai po punonte në pronën e tij në katin e parë, por fqinji i tij që jeton në katin e tretë e kishte penguar, duke i bllokuar dhe hyrjen e godinës. “Dje në mëngjes erdhi duke na fyer, goditur me grushte e qëlluar me tytën e pistoletës mua dhe punëtorin”, është shprehur Dauti. Mësohet se Madani është shoqëruar në polici për këtë çështje, ndërsa SHKB ka nisur hetimet për të zbardhur akuzën e ngritur ndaj tij pas dhunës ndaj fqinjit. q.b