Adailton-Bogdani-Floro Flores: “tridhëmbëshi” i ri i Xhenoas

Albania-Sport (AS)- Një revulucion në sulm. Adailton-Bogdani-Floro Flores: ky është "tridhëmbëshi" i ri i Xhenoas së Gasparinit, në gjueti për një vend në Serinë A. Dhe duke filluar nga janari, kjo mund të bëhet gjithmonë edhe më e mundur. Për Bogdanin mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit nga Siena te Xhenoa. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar do të jetë, më 2 janar 2007, në Xhenova për ritin e zakonshëm të vizitave mjekësore. Për kontratën, shkruan siti goal.it, bëhet fjalë për një marrëveshje 3 vjecare dhe 800 mijë euro pagë sezonale. Floro Flores, sulmuesi i Arecos, që i pëlqen shumë presidentit të Xhenoas, Enriko Preciozi, që në tratativat e merkatos verore kushtonte 7 milionë euro, do të transferohet për gjysmën e shumës, tre milionë euro. Kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga hapja zyrtare e merkatos në Itali, Siena është në pritje të 3 milionëve që do të vinë nga shitja e gjigandit shqiptar.
Para që do të mbyllin disa "vrima" jo të vogla financiare te Siena. "Nuk kemi nevojë për përforcime, jemi mirë kështu", janë shprehur drejtuesit e Sienës në prag të mërkatos dimërore. Një merkato e "varfër" e Sienës, që i duhet të gëzohet me shitjen e bomberit shqiptar, i pari në listën e të larguarëve. Bogdani kishte shumë kërkesa gjatë merkatos verore, por në fund mberi bardhezi te Siena. Tashmë "karta Bogdani" vlen shumë për Sienën, pasi është i vetmi që mund të prodhojë para. Kalimi nga bardhezi në kuqeblu vlen 3 milionë euro.
Skeda personale
Emër mbiemër: Erjon Bogdani
Datëlindja: 14.04.1977
Mosha: 27 vjec
Gjatësia: 191 cm
Pesha: 82 kg
Vendlidja: Tiranë, Shqipëri
Kombësia: shqiptare
Pozicioni: Sulmues
Këmba e preferuar: e djathta
Skuadra aktuale: Siena
Skuadrat e mëparshme: Hellas Verona, Salernitana, Rexhina, Dinamo Zagreb, Partizani