Muharrem Berisha, një kampion shtange për LSI-në

Nga Shaban Sulce
"Rastësia është ajo që vendos të ardhmen". Një shprehje e tillë do të justifikohej më së miri me trofetë dhe sukseset e padisktueshme të Muharrem Berishës, kampionit aboslut të vendit në sportin e peshëngritjes. Sepse nëse nuk do të kishte bërë atë hyrje të rastësishme në këtë sport, Shqipëria do të kishte një kampion më pak në një nga sportet më të sukseshme të saj. Dhe ndoshta jeta e këtij kampioni do të kishte njohur një profil të ndryshëm nga sporti. Muharrem Berisha ishte vetëm 13 vjec, kur nisi të aktivizohej në peshëngritje. Një aktivizim spontan. Atëherë ishte vetëm një tifoz i flaktë i Dinamos së viteve 70. Së bashku me shokët e tij kishte shkuar të ndiqte takimin e rradhës së bluve në stadiumin "Qemal Stafa". Pas ndeshjes, rastësia dhe kureshtja do ta shtynin drejt palestrës së peshëngritjes, ku stërviteshin peshëngritësit e rinj të Dinamos, Agron Haxhihyseni dhe Aleksandër Kondo. Ishte pikërisht trajneri i këtyre të fundit. Pashk Shegani, ai i cili do ti jepte dorën e parë Muharrem Berishës, do ta nxiste dhe do të investonte për të ardhmen e shkëlyqer që e priste këtë peshëngritës kampion. Sot, pas gati 30-vjetësh, peshëngritësi i njohur jo pa nostalgji dhe respekt kujton hapin e tij të parë në këtë sport të rëndësishëm. "Hyrja ime në sportin e peshëngritjes ka qenë shumë e rastësishme dhe ka ndodhur kur isha vetëm 13-vjec. Mbaj mend që me shokët e mi të fëmijërisë shkuam për të parë një ndeshje futbolli të Dinamos, në stadiumin "Qemal Stafa". Pas përfundimit të ndeshjes, kureshtja na shtyu që të shikonim palestrën e stërvitjes së peshëngritjes, që ndodhej në atë stadium. Atje stërviteshin kampionët e mëdhëenj, Agron Haxhihyseni dhe Aleksandër Kondo, nga trajneri i paharrueshëm Pashk Shegani. Ishte ky i fundit që më nxiti dhe me ftoi të merresha edhe unë me këtë sport. Mbaj mend që Shegani më hodhi një vështrim "hetues" dhe duke më vlerësuar konstruktin e trupit mu drejtua: "Ti duhet të vish në stërvitje, sepse i ke të gjitha të dhënat për tu bërë një kampion i vërtet në peshëngritje". Dhe në fakt, kështu ndodhi vërtet. Që nga ajo ditë, Muharrem Berisha do të vazhdonte intesivisht të stërvitej dhe të fitonte nga dita në ditë, aftësinë dhe vullnetin për të qenë një kampion i vërtet në sportin e peshëngritjes. "Ftesën e trajnerit Shegani e konsiderova brenda vetes një sfidë, të cilën duhet ta përballoja me sukses", tregon kampioni i njohur i shtangës shqiptare. Karriera sportive Pasi iu përgjigj pozitivisht, ftesës së bërë nga ana e trajnerit Shegani, Muharrem Berisha filloi të stërvitej me ekipin e Dinamos, duke përfaqësuar këtë klub në kampionatet e pionerëve, dhe ku arriti rezultate inkurajuese, duke u renditur në vendet e para të klasifikimit. Një paraqitje e tillë e këtij peshëngritësi që ofronte perspektivë dhe garanci për sukses, do të tërhiqte vëmendjen e trajnerit dhe mjeshtrit të njohur të peshëngritjes, Ferid Berberi, i cili do të bëhej edhe trajneri i tij personal në të ardhmen. Berberi, pasi pa aftësitë dhe të dhënat e jashtëzakonshme të Berishës, i krijoi mundësinë që edhe pse në moshën të re, të stërvitej pranë ekipit të të rriturëve të Dinamos. "Hapi tjetër inkurajues në sportin e peshëngritjes ishte ndihma dhe kurajua që më dha trajneri i madh dhe i paharrueshëm Ferid Berberi. Ai më krijoi mundësinë që të stërvitesha me skuadrën e të rriturëve të Dinamos. Fati im ishte se gjysma e ekipit kombëtar, aktivizohej me Dinamon në atë kohë, dhe sigurisht që kisha shumë për të mësuar nga eksperienca dhe profesionalizmi i tyre. Tashmë duke u stërvitur me këtë skuadër, unë nuk u gëzohesha më rezultateve të vendeve të dyta apo të treta. Qëllimi im ishte që të arrija rezultatet e emrave të njohur Agron Haxhihyseni dhe Aleksandër Kondo. Duke bërë këtë përpjekje, arrita që të shpallesha kampion i peshëngritjes për të rinjtë, duke thyer edhe rekordin e të rriturëve, të vendosur nga Omer Pampuri", vijon Berisha. "Nuk mbaj mend se trofe kam fituar" Shpallja kampion i të rinjve dhe thyerja e rekordit të Pampurit në vitin 1983 ishte rezultati i parë i rëndësishëm dhe i arritur nga peshëngritësi Muharrem Berisha. Menjëherë pas këtij rezultati, për Berishën do të vërshonin trofejtë dhe sukseset e shumta si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare. Djaloshi nga Tirana arriti që të fitonte vendin e katërt në dygarësh në Kampionatin Evriopian të zhvilluar në vitin 1984 në Vitoria të Spanjës. Menjëherë pas këtij suksesi, ai u shpall edhe "Sportisti më i mirë i vitit" në anketën e zhvilluar në gazetën "Sporti Popullor". Arriti të thyente 100 rekorde kombëtare, në peshat 60, 67 dhe 75kg. Muharrem Berisha do ti linte të befasuar të gjithë specialistët e sportit të peshëngritjes, pasi për një dekadë me rradhë do të konkuronte pa rivalë, duke fituar në mënyrë absolute kampionatet dhe kupat e Shqipërisë. "Që nga viti 1982 deri në vitin 1990 kam arritur suksese të padiskutueshme si në aspektin e thyerjes së rekordeve, si në fitimin e kampionateve dhe kupave. Sinqerisht nuk i mbaj mend se sa trofe kam fituar, e rëndësishme ishte se unë po triumfoja në mënyrë absolute", tregon me një krenari legjitime, kampioni i shtangës. Ambiciet, shpalosja e flamurit shqiptar në botë Por në fakt, qëllimi dhe ambiciet e Muharrem Berishës nuk ishin të kufizuara vetëm në Shqipëri. Kampioni i shtangës synonte që të shpërthente edhe në arenën ndërkombëtare, të tregonte aftësitë e tij dhe të shpaloste me gjithë krenarinë e mundshme në sytë e të gjithë botës, flamurin kuqezi shqiptar. Pas suksesit në kampionatin evropian të zhvilluar në Spanjë, Muharrem Berisha në vitin 1985 do të merrte pjesë në kampionatin botëror dhe evropian të zhvilluar në Poloni. Por ambiciet e Berishës në këtë drejtim do të merrnin një goditje të fortë, pasi gjatë këtij kampionti do të ndodhte edhe arratisja e bujshme e Aleksandër Kondos. Që pas kësaj ngjarje, Muharrem Berishës do ti mohohej pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare, pasi nga strukturat e sigurimit të shtetit konsiderohej shok i ngushtë i Kondos dhe mund të arratisej në rastin e parë që do ti jepej. Dhe përballë një situate të tillë, Berisha do ti mungonte arenës ndërkombëtare për vite me rradhë, por kjo nuk do ta pengonte kampionin e njohur të tërhiqej përfundimisht nga ky qëllim. Në vitin 1987, ai mori pjesë në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Tiranë, ku arriti të fitonte tre medalje të arta, duke qenë i pari sportist që arrinte një rezultat të tillë të jashtëzakonshëm. Tërheqja nga sporti dhe emigrimi në Gjermani Pas këtij suksesi, për Muharrem Berishën vjen hapi i parë i tërheqjes, dhe pikërisht në vitin 1991, pasi shtangisti i njohur filloi më shumë të mendonte për postin e trajnerit të peshëngritjes. Në këtë vendim, ndikoi edhe fakti i mospjesëmarrjes së tij në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare. Megjithatë dëshira dhe ëndërra e Berishës nuk do të mbetej e parealizuar. Pas hapjes së kufijëve, ai do të emigronte në Gjermani në vitin 1992 dhe tre vite më pas, duke konkruar për klubin e Mutershtad, Berisha jo vetëm që arriti të shpallej kampion i landit të Bavarisë, por edhe të mundte në mënyrë të drejtëpërdrejtë në peshën 75kg, kampionin e botës Aleksandë Varbanov. "Kjo ishte për mua një arritje e jashtëzakonshme. Më në fund, arrita të realizoja ëndrrën time dhe të shpallesha kampion në një veprimtari ndërkombëtare", tregon Muharrem Berisha. Ky sukses i arritur prej tij, kishte rëndësi të madhe në aspektin moral, pasi kurorëzoi me sukses mbylljen e një karreire shumë vjecare dhe të mbushur me suksese dhe trofe të shumtë nga ana e një kampioni absolut të shtangës, si Muharrem Berisha. Nderimet dhe tituj Në koleksionin e artë të Muharrem Berishës, nderimet dhe titujt janë të shumtë. Ashtu edhe si medaljet, por ndër to bien në sy dhe janë për tu vlerësuar titujt "Mjeshtër i sportit", "Mjeshtër i Merituar i sportit", "Nderi i kombit shqiptar", apo "Sportisti më i mirë i vitit", si dhe medaljet e argjendta të fituar në veprimtaritë ndërkombëtare. Të gjitha të fituara me meritë, dhe falë vullnetin dhe sakrificës së një sportisti legjendë në Shqipëri, të një kampioni absolut dhe të një pjesëtari të gjeneratës së artë të peshëngritjes, si Muharrem Berisha. Një tjetër fakt interesant, është se Muharrem Berisha përgjatë dhjetë viteve të arta të karrierës së tij ka arritur të shpallej për gati cdo vit, një ndër sportistët më të mirë të klubit të Dinamos. Muharrem Berisha për sportin Aktualisht, detyra e përfaqësuesit të një firme greke në fushën e mermerit është puna që kryen Muharrem Berisha. Është larg sportit, por kjo nuk do të thotë se sporti është larg tij, pasi për cdo ditë e më tepër, ai ndjek ecurinë dhe kontribon në mënyra të shumta për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së sportit në Shqipëri. Kampioni i shtangës shpreh keqardhjen e tij për gjëndjen aktuale dhe problemet e shumta që paraqet sporti, ndërsa në rolin e specialistit sugjeron disa nga zgjidhjet e tij: "Në rradhë të parë është e rëndëishshme që shteti të mos lërë pas dore sportin, të inevstojë në terrene dhe materiale sportive, të mbështesë talentet dhe të krijojë një buxhet të kënaqshëm vjetor për të përmirësuar cilësinë dhe standartet e sportit në Shqipëri", deklaron ai. Kampioni i shtangës në politikë Duke qenë se nuk pajtohet me gjëndjen aktuale të sportit në Shqipëri, Muharrem Berisha ka zgjedhur aderimin në një forcë poltike, për të kontribuar dhe përmirësuar sportin në vendin tonë. Ai, ashtu edhe si shumë sportistë të tjerë është një anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi kjo forcë politike dhe drejtuesit e saj kanë dhënë shembuj të qartë dhe kanë demonstruar dëshirën dhe vullnetin për të përmirësuar dhe ndihmuar sportin në Shqipëri. Në aderimin e tij në këtë forcë politike ka shërbyer rastësia e disa viteve më parë kur Muharrem Berisha ishte trajner i Dinamos në peshëngritje dhe Ilir Meta ishte një nga sportistët e tij. "Kur Meta ishte kryeministër, ai jo vetëm ndryshoi sportin, por edhe Shqipërinë", thotë kampioni i botës, i cili tregon edhe arësyen që u bashkua me LSI. Së fundmi, një kuriozitet. Muharrem Berisha është përzgjedhur nga LSI në garën për kandidatët e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore, garë në të cilën kampioni i shtangës shpreson që ta fitojë, ashtu edhe si shumë gara të tjera që ka fituar në peshëngritje. Muharrem Berisha për: Pashk Sheganin: "Ishte ai që më nxiti dhe me ftoi të merresha edhe unë me këtë sport. Mbaj mend që Shegani më hodhi një vështrim "hetues" dhe duke më vlerësuar konstruktin e trupit mu drejtua: "Ti duhet të vish në stërvitje, sepse i ke të gjitha të dhënat për tu bërë një kampion i vërtet në peshëngritje" Omer Pampurin: "Ai ishte legjenda e shtangës. Ai ishte idhulli im dhe krenaria e Shqipërisë në botë. Kur theva rekordin e tij, ndihesha si në qiellin e shtatë". Ferid Berberi: "Një dekan i vërtet i shtangës shqiptare. Me mjeshtërinë dhe pasionin e tij arriti që të kryente një revolucion të vërtet në sportin e peshëngritjes". Aleksandër Kondon: "Miku im i paharrueshëm. Kampioni dhe legjenda e peshëngritjes. Bashkë me Sandrin dhe Agron Haxhihysenin kam ndarë rezultatet dhe sukseset e mia në këtë sport". Pirro Dhimën dhe Luan Shabanin: "Duke qenë se ishin më të vegjël se unë, edhe ata më shikonin me respekt dhe përpiqeshin që të ndiqnin shembullin tim. Madje shpesh më thoshin: "A do të arrijmë që të bëhemi si ty"?. Duhet të theksoj se ata janë kampionë të vërtet të peshëngritjes. Si Pirro Dhima, ashtu edhe Luan Shabani ishin kampion përpëra se të largoheshin në Greqi. Nuk i bëri Greqia kampion". Skeda personale Emri: Muharrem Berisha Datëlindja: 13/06/1964 Vendlindja: Tiranë Arsimimi: Instituti i Lartë i Fiskulturës "Vojo Kushi" Arritjet në sportin e peshëngritjes: Kampion absolut kombëtar në Shqipëri në vitet 1982-1992, në peshat 60, 67 dhe 75 kg. "Sportisti më i mirë i vendit ", medalje argjendi në kampionatet evropiane dhe botërore. Nderimet: "Mjeshtër sporti", "Mjeshtri i merituar i sportit", "Nderi i kombit shqiptar" pas karrierës, në klubin e Dinamos është shpallur për dhjetë vjet rresht sportisti më i mirë