E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebajor: Milani, njelloj si te me kerkonte Bijonse

Ndihet shume mire tek Arsenali, por Milani mbetet gjithmone Milan, dhe nuk mund te mos shprehet i lumtur Adebajor, kur meson se klubi i madh italian kerkon sherbimet e tij, per sezonin tjeter futbollistik. Por sulmuesi i Arsenalit ka bere nje krahasim paksa te cuditshem. "Ndihem i lumtur tek Arsenali, por jam i lumtur qe me kerkon edhe Milani, nje prej klubeve me legjendare te botes. Fakti qe me kerkon Milani me duket njelloj si te me kerkoje Bijonse." Keshtu sulmuesi i topcinjve e ka krahasuar kerkesen ne fjale, me nje mesazh dashurie nga kengetarja e famshme, Bijonse. "Me kane thene se Milani me deshiron dhe jam shume i lumtur me kete fakt,- thekson sulmuesi nga Togo -por gjeja me e rendesishme per mua, eshte qe te luajt per Arsenalin dhe jam shume i lumtur ketu, ndaj nuk kam ndonje arsye te forte qe te largohem".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›