E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni shkarkon Klinsmanin

Trajneri i Bajernit te Mynihut, Jurgen Klinsman eshte shkarkuar pas tete muajve trajner, ne drejtimin e Bajernit te Mynihut. Gjigantet e Gjermanise jane mundur 1-0 nga ekipi i Shalkes, rezultat qe i la ne vend te trete, duke rrezikuar madje edhe pjesemarrjen ne Ligen e Kampioneve, per edicionin e ardhshem. Bajerni eshte larguar kete edicion nga kompeticioni i Liges se Kampioneve, pas humbjes se turpshme, me rezultatin 5-1, qe i shkaktoi Barcelona. Ish trajneri, Jup Heinkens do te drejtoje bavarezet deri ne perfundim te kampionatit. "Nuk e morem lehte kete vendim,- theksoi drejtori i klubit, Karl-Heinze Rumenige,-por rezultati i javeve te kaluara dhe menyra e lojes, prej nga ku erdhen deshtimet, na detyruan te merrnim kete vendim, sepse ne fund te ketij sezoni, kur mbeten edhe pese jave, pergjegjesia me e madhe i takon klubit, qe te shmange deshtimin". Klinsman falenderoi klubin dhe tifozet, duke thene se nuk e pati te mjaftueshme kohen, qe te arrinte suksesin e nevojshem brenda skuadres. "Sigurisht, jam shume i zhgenjyer ne kete moment. Ne kemi lene punen pergjysme per te ardhmen, -tha ai- besoj akoma se ekipi im mund te fitoje titullin ne Gjermani". Klubi gjerman e ka motivuar shkarkimin, me arsyen se nuk "nuk mund te arrije minimumin e objektivave te ketij sezoni". Klinsman ishte rikthyer ne klubin e Bajernit si trajner, pasi me pare kishte qene edhe lojtar i Bajernit. Ai fitoi reputacion si trajner, kur drejtoi suksesshem Gjermanine, ne finalet e Kupes se Botes 2006, duke e cuar kombetaren e tij deri ne gjysmefinale. Por metodat e tij te stervitjes deshtuan dhe i detyruan tifozet, te ngrihen kunder trajnerit te tyre, me qellim qe Bajerni, ta vijoje betejen deri ne fund, per te fituar kampionatin gjerman. Heinkens e ka drejtuar me pare Bajernin, madje fitoi edhe tituj kampione me bavarezet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›