Adebayor, i lirë të largohet

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:34
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hapur mundësinë që Emmanuel Adebayor të realizojë transferimin permanent në Real Madrid.
Sulmuesi i skuadrës nga Eastlands në janar iu bashkua gjigantit madrilen në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi të blerjes së tij për 15 milionë funte.
“Jam i lumtur që Adebayor shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve dhe shpresoj që të vazhdojë të realizojë edhe të tjerë. Në fund të sezonit do të shohim, nëse dëshiron të mbetet, mundet”, tha Mancini për The Sun.