Palermo konfirmon pensionimin

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 17:41
Sulmuesi i Boca Juniorsit, Martin Palermo ka bërë të ditur se do të pensionohet nga futbolli pas ndeshjes së fundit në kampionatin Clausura më 19 qershor.
37 vjeçari ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje për gjigantin argjentinas këtë sezon dhe ka thënë se vendimi është i pandryshueshëm.
“Kanë kaluar dy vite që përgatitem për pensionimin tim. Është me rëndësi të merrni vendime të qarta dhe ky është i pandryshueshëm”, tha Palermo për Sportal. Palermo ka luajtur edhe për rivalin Estudiantes dhe klubet spanjolle Villarreal, Betis dhe Alaves.