E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, ofertë për Neymarin

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:37

Juventus do të paraqesë ofertë për yllin brazilian Neymar, gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Sulmuesi i Santosit pritet të transferohet drejt Evropës në fillim të sezonit 2011-2012 dhe tashmë kërkohet nga klube të mëdha, përfshirë Barcelonën dhe Chelsean, por garës duket se i është bashkuar edhe Juventus.

Bianconerët, të përkrahur nga shitja e disa futbollistëve në fund të këtij sezoni, do të ofrojnë 30 milionë euro për yllin brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›