E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët i sugjerojnë Zanierit të japë dorëheqje

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 20:01

Përfaqësuesit e të ashtuquajturës komunë në veri të Mitrovicës kanë gjykuar të premten sjelljet e shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanier, i cili ka urdhëruar që t’i lëshohet leja USAID-it për revitalizimin e fushës sportive në “Kodrën e minatorëve” që banohet me popullatë të përzier.

“Organizata amerikane ka për qëllim të promovojë ekipin përgatitor komunal dhe të organizojë zgjedhjet në veri të Mitrovicës, e cila pastaj do të integrohej në shoqërinë kosovare, përkatësisht në institucionet e Kosovës”, kanë thënë gjatë një konference me gazetarë në veri të Mitrovicës, kryetari paralel i veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantiq dhe kryetari i trupit këshillëdhënës të UNMIK-ut, Nebojsha Miniq.

Ata kanë ftuar përfaqësuesit e UNMIK-ut t’i përmbahen Rezolutës 1244, dhe kanë tërhequr vërejtjen se nëse vjen deri te destabilizimi i gjendjes, pasojat do t’i mbajë UNMIK-u.

Ata, po ashtu, i kanë bërë thirrje shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanier, që “nëse nuk mund të përballojë presionin e përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit”, të cilët punojnë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, atëherë të japë dorëheqje të menjëhershme, raporton KosovaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›