Fiorentina kërkon Maxin

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 18:47
Fiorentina është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Spekulimet rreth largimit të mundshëm të sulmuesit italian Alberto Gilardino kanë detyruar klubin toskan të fillojë kërkimin për zëvendësuesin e tij.
Trajneri i Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic, thuhet se kërkon ish sulmuesin e tij nga Catania, i cili në klubin sicilian u transferua në janar të vitit 2010 nga FC Moska.