Adebayor kthehet në Man City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, pritet të kthehet në klub të dielën, pas sulmit ndaj Kombëtares së Togos në Kupën e Afrikës.
Kapiteni i Togos kishte marrë leje për pushim në afat të pacaktuar nga City, pasi kishte treguar se njëri prej tre viktimave të sulmit kishte vdekur në duart e tij.
Disa futbollistë të tjerë pësuan lëndime, ndërsa Togo u tërhoq nga gara. Sulmuesi ende nuk është paraqitur për Cityn, prej kur Roberti Mancini zëvendësoi Mark Hughesin, në postin e menaxherit në mes të dhjetorit.