E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veloso për Quaresman

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Inter mund të shkëmbejë mesfushorin Ricardo Quaresma për yllin e Sporting Lisbonës, Miguel Veloso.

Quaresma synon të luajë më tepër para Kampionatit Botëror pasi ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij sezoni.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes (i cili përfaqëson edhe Jose Mourinhon) ka biseduar me drejtuesit e Sportingut, të cilët thuhet se janë shprehur të gatshëm të ofrojnë Veloson për Quaresman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›