E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet rregulla për Gallasin

Arsene Wenger ka thyer rregullën e tij për futbollistët mbi moshën 30-vjeç për të mbajtur William Gallasin në kontratë të re dyvjeçare në Arsenal.

Menaxheri i Topxhinjëve ka politikë të ofrimit të kontratave njëvjeçare për futbollistët mbi moshën 30-vjeç.

Por, tabloidin anglez “The Sun” ka bërë të ditur të shtunën se Gallasit i është ofruar mundësia për vazhdimin e qëndrimit në Emirates Stadium, për dy sezonet e ardhshme.

Kontrata e tij aktuale me Arsenalin skadon gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›