Iaquinta mbetet në Juventus

Menaxheri i Vincenzo Iaquintas ka konfirmuar interesimin e Chelseas për sulmuesin italian, por thotë se klienti i tij do të mbetet në Juventus.
Gjiganti londinez, në javët e kaluara, thuhej se është i gatshëm të paraqesë ofertë për Iaquintan, mirëpo Andrea D’Amico ka insistuar se sulmuesi do të qëndrojë në Torino.
“Është gjë normale që Chelsea është e interesuar për një futbollist të rëndësishëm si Iaquinta, por kjo nuk do të thotë se ai do të shkojë atje. Për Juventusin, ai është absolutisht i pashitshëm”, tha D’Amico.